'Babanë të sëmurë mendor e nënën pa punë'/ 46-vjeçari e merr vajzën për t'u kujdesur, por e përdhunon sistematikisht...arrestohet çobani në Pogradec

POGRADEC- Baba i dy vajzave të vogla u arrestua sepse dyshohet se ka kryer për një muaj resht marrëdhënie seksuale me shoqen e tyre 13-vjecare.

Të paktën ky është version zyrtar i policisë së Pogradecit për ngjarjen në fshatin Buçimas të Pogradecit. “Arrestimi i 46 vjecarit u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një lajm i tillë ka sjellë irritimin e fqinjëve të minorenes. Disa prej tyre duket se e njohin mirë 46-vjecarin. E akuzojnë për abuzim me vajza dhe nuk duan që ai të jetojë në fshat bashkë me ta.

"Njeri i keq ishte, harbon, merr të miturat. E kishim dëgjuar si histori, po vinte e merrte prej një viti në shtëpi. Jeton me të shoqen dhe të 2 vajzat e tij. Shkonte gruaja ose ndonjë nga vajzat e merrte në shtëpi me të shoqen", thotë një nga fqinjët.

Më i rëndë është informacioni që Report Tv ka siguruar përmes burimeve të besueshme. Thuhet se  vajza më 30 korrik, ditën e Bajramit u mbajt natën e lidhur në ballkon. Në 1 gusht e mitura u kthye në shtëpi, por nuk tregoi në familje për çfarë i kishte ndodhur. Autori e kërcënoi përsëri duke e rikthyer në banesën e tij. Sipas burimeve, vajza është keqtrajtuar seksualisht deri ditën kur denoncoi në datë 10 shtator.

Burri i ka dhënë jetë perversitetit të tij në shtratin bashkëshortor. Ka zëra që e tërë ngjarja monstruoze ndodhte në sy të gruas së tij e cila nuk flet për shkak të një sëmundjeje. I arrestuari nuk e ka pranuar versionin e minorenes e cila jeton në një familje të varfër dhe me prindër jo të shëndetshëm. Megjithatë, policia ka dyshime që ai rekrutonte vajza për prostitucion dhe kjo mbetet për t'u provuar. Një burim i tha Report Tv se gjatë dëshmisë, 13-vjeçarja ka folur edhe për praninë e një vajze tjetër në shtëpinë e 46-vjecarit prind me dy vija në moshën e të abuzuarës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Përdhunohet nga 46-vjeçari/ Detajet: 13 vjeçarja i kërkoi shoqes t'i thoshte të atit që të mos abuzonte me të

Një bisedë mes dy shoqeve, vajzës së autorit dhe 13 vjeçares së abuzuar ka bërë që kjo e fundit të denoncoje ngjarjen e rëndë.

Vajza e 46 vjeçarit i ka kërkuar shoqes së saj që ti jepte fund kësaj marrëzie. Por 13 vjeçarja e pambrojtur i ka kërkuar shoqes që ajo të flasë me të atin për të mos abuzuar më me të.

E gjendur përballë kësaj situate vajza e 46 vjeçarit i ka pohuar shoqes se kjo është e pamundur sepse askush në familje nuk mund ti kërkonte atij diçka të tillë, për shkak se ai ishte i dhunshëm.

Pas kësaj bisede e mitura ka marrë guximin për të denoncuar 46 vjeçarin. Fillimisht ajo i është drejtuar operativit të zonës dhe pasi ka biseduar me të, ka shkuar se bashku me nënën në komisariat për të bërë denoncimin. Në rrëfimit të saj vajza ka pohuar se prej një viti shkonte në këtë shtëpi dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë, por pa kryer asnjë akt, deri në ditën e Bajramit kur ai ka abuzuar me të në ballkonin e shtëpisë për disa ore, duke e dhunuar edhe fizikisht në mënyrë barbare ndërsa vazhdimisht ka ushtruar presion që ajo të mos denonconte.

Ndërkohë grupi hetimor po verifikon edhe deklarimet e vajzës së një tjetër të miture para saj, e cila  ka qenë pre e abuzimeve të 46 vjeçarit, gjë që është pohuar për policinë edhe nga fqinjët të cilët kanë treguar se një tjetër vajzë para 13 vjeçares qëndronte në shtëpi.

E mitura iu është nënshtruar edhe testeve përkatëse gjinekologjike nga të cilat ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht, si edhe është kryer testi i shtatzënisë që ka rezultuar negativ.

Nga ana tjetër autori i dyshuar i ngjarjes ka mohuar të ketë abuzuar seksualisht me të miturën.

Ora 13:36
Detaje të rënda nga përdhunimi i të miturës nga 46-vjeçari/ E mbante të lidhur në ballkon, e kërcënonte se do i vriste babain

Detaje të tjera të rënda vijnë nga rasti i përdhunimit të të miturës 13-vjeçare në Pogradec. Burime për Report TV bëjnë me dije se vajza është përdhunuar më datë 30 korrik. Ajo është mbajtur gjithë natën e lidhur në ballkon nga autori nën kërcënimin se do ta hidhte. Më datë 1 gusht e mitura u kthye në banesën e saj, por nuk ka treguar gjë. Ndërkohë autori nëpërmjet kërcënimit e detyroi 13-vjeçaren të rikthehej në banesën e tij.

Abuzimi me të miturën vijoi edhe më datë 1 gusht në dhomën bashkëshortore të autorit. Bashkëshortja e tij nuk mund të fliste rreth ngjarjes pasi e ka humbur aftësinë për të folur për shkak të një aksidenti. Nga dt 1 deri në ditën e dënoncimit vajza është mbajtur në banesë nën presion dhe autori i thoshte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe t'i shkonte në dhomë. Ai e kishte kërcënuar mos tregonte sepse do t'i vriste babain dhe se kishte shokë në polici.

Një detaj tjetër që po hetohet është se vajza ka deklaruar për policinë se ditën që ka shkuar në shtëpinë e autorit atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar po atë ditë. Dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13 vjeçares ai po e përgatiste për prostitutë.

Ora 11:35
Përdhunimi i të miturës nga 46-vjeçari/ Fqinja: Ishte njeri i keq...i thoja vajzës 'ç'kërkon ti me atë, ç'a e ke'

Fqinja e 46-vjeçarit në Pogradec e përshkruan atë si një "njeri të keq", teksa tregon se e kishte dëgjuar si histori "abuzimin që ai bënte me 13-vjeçaren. Ajo çobani e merrte vajzën në shtëpi, ku jetonte me gruan dhe 2 vajzat. Një nga vajzat e autorit ishte shoqe me 13-vjeçaren.

"Njeri i keq ishte, harbon, merr të miturat. E kishim dëgjuar si histori, po vinte e merrte prej një viti në shtëpi. Jeton me të shoqen dhe të 2 vajzat e tij. Shkonte gruaja ose ndonjë nga vajzat e merrte në shtëpi me të shoqen. I kam folur, ç'kërkon andej ça e ke, vete me çupën gjoja e mëson e bija për shkollë", tregon fqinja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2020 00:37

    Nje vit qe e kishin degjuar kete histori dhe asnje nuk reagoi ,te shkonte ne polici?!Tamam si ajo vajza qe u perdhunua nga roja I shkolles,qe te gjithe e dinin,por askush nuk fliste.Po shteti ku ishte,perse nje femije duhet te qendroje ne nje familje,ku babai kishte probleme mendore,kurse nena e papune nuk mund t'i siguronte jetesen,,duke bere keshtu viktime te pafajshme?Per mendimin tim mjeket e psikologet duhet tu bejne nje kontroll dhe vajzave te ketij pedofili e seks offender,se ka shume mundesi qe edhe ato te kene kaluar ne te njejten dore,per te njejtin qellim,aq me teper qe e kane pershkruar vete ,si njeri te dhunshem,qe nuk e pranonte jo-ne per pergjigje.

    Përgjigju
  • Hapu dhè: 12/09/2020 23:46

    Ky moster ka apo nuk ka grua. Ky duhet tredhur. Dhe te varet por me keto ligje qe europa kurve na ka imponuar duhet te paguajm ne qe keto mostra si puna e ketij te rrine ne burg ku e kane te garantuar ushqimin, fjetjen dhe rojen. Te drejtat e njeriut thote europa, ndaj nuk duhet denimi me vdekje. Amerika qe ka mbi dyqind vite demokraci e ka denimin me vdekje, kurse europa e degjeneruar dhe liberale nuk duhet thote. Mos te merzitet ky moster se do e trajtojn mire çunat ne burg.

    Përgjigju
  • Puka: 12/09/2020 23:42

    Ata te burgosurit qe do ta kene afer t'ia thyejne xhamin e ores ketij plehre qe s'ka gjuha fjale per ta quajtur. Aman o zot beje shembull per llojin e vet qe u shofshin dhe i vrafshin me buke ne goje.

    Përgjigju
  • Dik: 12/09/2020 16:26

    Heqja e dënimit me vdekje është një mbrojtje për kriminelët dhe një krim kundër viktimës. Për mos të shtuar se mbrojtja e jetës së kriminelit mund të jetë edhe nxitje për krim.

    Përgjigju
  • Turi: 12/09/2020 13:55

    Lereni pa mbrojtje ne burg se e sistemojne cunat moter****

    Përgjigju
  • Komentatori: 12/09/2020 13:26

    Duhet tredhur

    Përgjigju
    • CaBone: 12/09/2020 13:57

      Ca tredh thu ti plako? Ku don Rjepur Avash Avash per disa dit. Vetem me Krip dhe Rjepje.

  • MIRDITOR: 12/09/2020 11:42

    PRITJANI KRYT NE MOTORRSHARRË NË QOFT SE ËSHTË E VERTETE KJO NGJARJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it