Pogradec- Një aksident rrugor ka ndodhur sot (4 Dhjetor), rreth orës 15:00 të pasdites, në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si terminali i vjetër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit, me dëmtime të lehta, ndërsa aktualisht grupi hetimor po punon me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve.
Në pamjet e dërguara nga gazetari i Report TV, Armand Braho, duket mjeti veturë tip "Ford" me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA851XX dhe pranë tij mjeti biçikletë e dëmtuar nga goditja, mbi asfalt. Policia rrethoi vendngjarjen dhe nisi hetimet, ku pritet gjithashtu ekspertimi auto-teknik për shkakun.
Te shkuara CIKLISTIT
Përgjigju