POGRADEC - Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e sotme (12 nëntor) në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Një makinë tip "Volkswagen" është përplasur me një mjet bujqësor të ngarkuar me bar e për pasojë është plagosur një person.

Drejtuesi i traktorit është dërguar menjëherë në spital me plagë të shumta por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Shkak i aksidentit është bërë errësira dhe traktori që udhëtonte pa sinjalistika dalluese.