Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta.

Klima e freskët buzë liqenit dhe çmimet më të ulëta krahasuar me zonat bregdetare të jugut janë disa nga arsyet kryesore që e bëjnë këtë destinacion të preferuar.

Pushuesit thonë se Pogradeci nuk është prekur ndjeshëm nga rritja e çmimeve. Një dhomë pranë liqenit mund të gjendet me 3,000 lekë nata. Megjithatë, kritikat më të shpeshta lidhen me mungesën e pastertise në qytet, si dhe mungesën e hapësirave sportive apo këndeve të lojerave.

Një pjesë e mirë e pushuesve jane emigrantët pogradecarë, të cilët rikthehen çdo verë për të kaluar pushimet në vendlindje. Ata e konsiderojnë Pogradecin si një alternativë te mire, krahasuar me jugun e vendit që është gjithnjë e më i shtrenjtë.

Pavarësisht kësaj, këtë sezon vihet re një rënie e lehtë e numrit të pushuesve, krahasuar me vitin e kaluar...

Aktualisht, kapacitetet akomoduese të qytetit përfshijnë rreth 2000 shtretër, të shpërndarë në 17 bujtina dhe 44 hotele. Ndërsa numri i banesave dhe dhomave të plazhit që jepen me qira (AIRBNB) mbetet ende i paidentifikuar.

Pogradeci, buze Ohrit, vijon të mbetet një nga pikat kryesore të turizmit në juglindje të vendit, por sfidat për të përmirësuar ofertën turistike janë te shumta.