/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kandidatja e "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për kryetare të Bashkisë Pogradec, Diana Mile, zhvilloi sot një sërë takimesh me përfaqësues të biznesit të madh e të vogël, në Pogradec dhe në fshatrat Guras e Çeravë. Në këto takime, kandidatja shoqërohej nga Klajda Gjosha, e deleguar e LSI-së për Pogradecin.
Fillimisht, Mile zhvilloi një vizitë në një biznes fason, që ka punësuar me dhjetëra gra dhe vajza në rrobaqepësi. Pasi bisedoi me këtë grup grash dhe vajzash, kandidatja u shpreh se Bashkia e Pogradecit, pas 22 qershorit do të jetë e orientuar t'i krijojë lehtësira biznesit dhe veçanërisht fasonëve që u ofrojnë grave dhe vajzave mundësi punësimi.
"Rritja e punësimit për gratë dhe vajzat do të jetë prioritet i punës sonë, pasi çdo e ardhur që vjen nga gratë dhe vajzat është një kontribut i rëndësishëm për familjet tona, por edhe për pavarësinë e tyre ekonomike", tha Mile. Kandidatja e koalicionit të majtë deklaroi se Bashkia e Pogradecit do t'i ketë dyert të hapura për çdo problem që vajzat dhe gratë kanë, si dhe do t'i vijë në ndihmë veçanërisht kategorive në nevojë.
E deleguara e LSI-së, Klajda Gjosha theksoi se gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën, pasi sa më shumë gra në vendimmarrje, aq më të mira janë zgjidhjet për komunitetin dhe aq më i fortë bëhet zëri i tyre.
"Kandidatja jonë është një zonjë që ka vizionin për të ndryshuar dhe për të çuar në drejtimin e duhur qytetin e Pogradecit, ndaj unë jam bashkë me të sot për t'ju kërkuar se kur mbështesim njëra-tjetrën, mendojmë më mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Gjosha.
Ndalesa e radhës ishte takimi me të punësuarit në një biznes të vogël në Pogradec, për përpunimin dhe ambalazhimin e kafes. Mile theksoi se biznesi i vogël në Pogradec, ka qenë mundësia e vetme për të mbajtur në këmbë qindra familje, ndaj gjatë mandatit të saj në krye të Bashkisë do të shohë mundësinë e nxitjes së mëtejshme të këtij biznesi, me ide që përfshijnë kryesisht të rinjtë.
Në fshatin Guras, Kandidatja e "Aleancës për Shqipërinë Europiane" dhe e deleguara e LSI-së, për Pogradecin Klajda Gjosha, vizituan një fabrikë të prodhimit të karrigeve të drurit dhe të hekurit dhe theksuan, se modele të tilla të suksesshme, me filial jo vetëm brenda qytetit, por edhe jashtë tij, janë modele që gjenerojnë më shumë punësim dhe zhvillim.
Takimi tjetër u zhvillua në një fabrikë, të përpunimit dhe ambalazhimit të bimëve mjekësore në fshatin Çeravë, e cila prej vitesh eksporton jashtë vendit. Kandidatja Mile, nënvizoi se bimët mjekësore janë pasuri për gjithë zonën e Pogradecit dhe jashtë saj, ndaj këto biznese duhen mbështetur, aq më tepër kur të punësuarit janë banorë të fshatrave dhe me të ardhurat që grumbullojnë mbajnë familjet e tyre.
Takimi me Komunitetin Egjiptian në Buçimas
Në fshatin Buçimas, Kandidatja e "Aleancës për Shqipërinë Europiane", Diana Mile, zhvilloi një takim me komunitetin egjiptian, i përfaqësuar nga shoqata e këtij komuniteti e krijuar dy vjet më parë. Kreu i kësaj shoqate u shpreh se bashkëpunimi me Komunën Buçimas, ka qenë i shkëlqyer dhe komuniteti egjiptian ka gjetur mbështetje maksimale.
Kryetari aktual i Komunës, Roshi Tollozhina, theksoi se vota për kandidaten e koalicionit është votë për zhvillimin e Pogradecit, pasi vetëm kështu projektet mund të vihen në jetë e të finalizohen.
"Ne jemi një koalicion shumë i madh dhe unë e them me bindje se pushteti vendor duhet të ketë mbështetjen e pushtetit qendror, pasi vetëm duke punuar paralelisht punët e nisura nuk bllokohen, por çohen deri në fund. Prandaj respektoni votën dhe veten tuaj", tha Tollozhina.
Kandidatja për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile, u shpreh se me reformën e re administrative-territoriale, Bashkia e Pogradecit përfshin edhe zonat rurale, ndaj zhvillimi i tyre do të jetë prioritet i punës së saj. Duke u ndalur te komuniteti egjiptian e rom, Mile theksoi se është thelbësore nxitja e arsimimit të fëmijëve të këtij komuniteti.
"Ne do të sigurojmë për vitin e ardhshëm shkollor paketa me libra falas për të gjithë ato familje në nevojë, pasi vetëm nëpërmjet dijes ne mund të rrisim fëmijë të edukuar me ide dhe vizion për të ardhmen", tha Mile.
E deleguara e LSI-së, Klajda Gjosha u shpreh se ndihej vërtet mirë që nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi mes banorëve të Buçimasit, dhe përgëzoi zgjedhjen e një vajze nga ky komunitet si kandidate në Këshillin Bashkiak.
"Mbështetja juaj për Dianën do të thotë më shumë përgjegjësi për t'ju mbështetur ju në të ardhmen, por edhe për të zhvilluar zonat ku ju jetoni. E kush më mirë se një zonjë e re arkitekte mund ta bëjë një gjë të tillë", theksoi ndër të tjerash Gjosha.
/Shqiptarja.com