Pogradec, nis viti i ri shkollor,
nxënësit në Cërrave pa shkollë

Pogradec, nis viti i ri shkollor,<br />nxënësit në Cërrave pa shkollë
POGRADEC - Edhe pse nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, disa prej tyre duket se nuk janë gati të presin nxënësit. Godina e shkollës fillore në fshatin Nizhavec të rrethit të Pogradecit, shkollë në të cilën do duhej të uleshin rreth 80 nxënës, por fakti që kjo godinë nuk është veçse një gërmadhe, nuk do tu japë mundësin fëmijëve të fshatit të ulen në bankat e shkollës.

Prej shumë vitesh nuk është vënë dorë për rikonstruksionin e shkollës, duke bërë që godina të dalë jashtë funksionit. Komuna Cërrave ka marrë masa provizore që mësimi të zhvillohet në një shkollë tjetër, por që ndodhet 5 kilometër larg fshatit.

Edhe pse nga ana e komunës është paraqitur një projekt pranë Ministrisë së Arsimit për rikonstruksionin e kësaj shkolle, por deri më tani asnjë përgjigje nuk ka ardhur në lidhje me këtë çështje.

Drejtuesit e komunës Cërrave thonë se mungesa e investimeve në këtë shkollë ka ardhur për faktin se janë komune e majtë, prandaj edhe qeveria nuk ka bërë lëvrimin e fondeve.
 
Redaksia online
(lxh/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Gol në debutim i Rrahmanit, Sparta e 4 shqiptarëve siguron grupet e Champions League! Jashtë Galatasaray

Gol në debutim i Rrahmanit, Sparta e 4 shqiptarëve siguron grupet e Champions League! Jashtë Galatasaray