POGRADEC -20 pjesëtarët e familjes Brahja të ngujuar që prej ditës djeshme në hotelin e tyre që ndodhet përgjatë vijës liqenore të Pogradecit, kanë liruar objektin pas negociatave me drejtuesit e INUK dhe ndërhyrjes së forcave të rendit, të cilët kanë nxjerrë të ngujuarit nga ndërtesa.
Familjes Brahja i është lënë kohë të nxjerrë nga banesa materialet dhe orenditë, ndërsa mësohet se palët kanë rënë dakord me vlerën e dëmshpërblimit.
Sakaq INUK nisi punën për shembjen e hotelit, teksa gjatë kësaj kohë u shoqërua nga forcat e policisë avokati i familjes Brahja, Altin Goxhaj, i cili gjatë aksioni ofendoi verbalisht punonjësit e INUK.
Pas këtij incidenti INUK vijoi normalisht punën për shembjen e objektit, ndërsa ky aksion ka hyrë në ditën e dytë për këtë vit.
Aksion do finalizohet pas 9 ditësh me shembjen e 20 objekteve një dhe disakatëshe përgjatë vijës liqenore.
Punonjësit e INUK dhe forcave xheniere kanë nisur punën për shembjen me lëndë plasëse të një objekti gjatë katësh në Hudenisht, ku pak kohë më parë humbën jetën dy punëtorë të cilët po punonin për heqjen e materialeve nga godina.
Aksioni i INUK në zonën e Hudenishtit është kundërshtuar nga shumë banorë të zonës si dhe përfaqësuesit lokalë e vendorë të partisë demokratike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com