Pogradec, përfundon
Festivali Ballkanik i Filmit

Pogradec, përfundon <br />Festivali Ballkanik i Filmit
POGRADEC - Filmi kroat, “Biri i Askujt”, është shpallur si filmi më i mirë në edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik, të zhvilluar në qytetin e Pogradecit. Filmi trajton temën e dhënies fund të luftës mes popujve të ballkanit, kapërcimin e kufijve e nderimin e një jete në paqe.

Juria e këtij festivali vlerësoi gjithashtu me dy çmime speciale filmin bullgar, “Fqinji i mirë” si dhe filmin tjetër kroat “Dhoma”. Ndërkohë, filmi më i mirë me metrazh të shkurtër u shpall filmi “Libri Shqipëria”, ndërsa çmimi inkurajues iu dha filmit “Muri” të Kosovës.

Në edicionin e dytë të Festivalit të Filmit Ballkanik morën pjesë nëntë vende ballkanike. Në qytetin e liqenit artistë të shumtë përveç manifestimit të miqësisë e bashkëpunimit midis tyre, promovuan vlerat më të mira të filmit artistik me metrazh të gjatë, filmit të shkurtër dhe atij dokumentar që krijohet sot në këtë rajon të Evropës.

Në konkurim ishin 10 filma artistikë e 32 filma të shkurtër e dokumentarë nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Rumania e Kroacia, të cilët u shfaqen për gjashtë ditë me radhë para publikut artdashës të Pogradecit, por edhe për pushuesit e shumtë që shijojnë fundin e sezonit turistik të verës.

Për fituesit pati edhe dhuratë nga një kuti artizanale të stilizuar si arkë kursimi, në një kohë krize, që ishte edhe simbol i këtij edicioni. Ky festival u organizua nga një grup kineastësh e gazetarësh si Eno Milkani, Fatos Baxhaku, Gerta Qurku, me mbështetjen e Bashkisë Pogradec dhe donatorëve të ndryshëm.

(da.is.Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga