POGRADEC- Një peshkatari i cili e ushtron prej vitesh këtë profesion në zonën e Udënishtit kapi një peshk koran me peshë 13 kg

Një peshk i tillë nuk ishte kapur më herët dhe kaq ka mjaftuar që ta shpërndajë në rrjetet e tij sociale. 

Është rrallë që të kapet një peshk i përmasave të tilla në Pogradec për shkak edhe të rritjes së ngadaltë që ka si proces Korani. Ndërkohë kujtojmë se në këtë periudhë të vitit nuk lejohet gjuetia e peshkut koran në liqen pasi jemi në kohën e riprodhimit.