POGRADEC- Pas identifikimit të viktimës së gjetur mëngjesin e sotëm në anë të rrugës nacionale Pogradec-Qafë-Thanë, policia ka zbardhur ngjarjen. Sipas bluve të Pogradecit, viktima është 68-vjeçari Ligoraq Vani, ish-oficer nga ky qytet.
Nga hetimet e bëra nga grupi hetimor në vendngjarje dhe nga kqyrja dhe autopsia e kufomës është arritur në konkluzionin se në kufomën e gjendur nuk janë indetifikuar shenja dhune. Sipas policisë, shtetasi Ligoraq Vani është vetëvrarë duke u djegur me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, në kushtet e depresionit.
Pas hetimeve të bluve të Pogradecit, mësohet se viktima ka tentuar të vetëvaret edhe në vitin 2009, por është ndaluar nga familjarët.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjendur dhe marrë në cilësinë e provës materiale nje bidon plastik 1.5 litër, i cili dyshohet se është përdorur për mbajtjen e lëndës djegëse, një çakmak dhe një xhaketë e vendosur në afërsi të kufomës.
Ndërkaq, materialet iu kaluan Prokurorisë së Progradecit.
GJENDET NJE KUFOME E DJEGUR NE AKSIN POGRADEC-QAFE THANE
Është identifikuar kufoma e gjetur e djegur në anë të rrugës nacionale Pogradec Qafë-Thanë mëngjesin e sotëm. Viktima është 68-vjeçari Ligoraq Vani, ish-oficer nga Pogradeci.
Kufoma u gjet nga kalimtarët të cilët sinjalizuan policinë, informon Lediona Xheladinaj, gazetarja jonë në Korçë.
Policia thotë se kufoma e djegur është gjetur rreth orës 08:40 minuta në anë të rrugës, pranë pikës kufitare të Qafë Thanës.
Pranë tij është gjetur një shishe plastike bosh ku dyshohet të ketë pasur benzinë, por dhe një çakmak.
Një grup hetimor është ngritur dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, por hetohet dhe pista e vetëdjegies.

(Në foto: Vendi ku u gjet kufoma e djegur)

Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com