Pogradec, protestojnë invalidët
prej 2 muajsh nuk marrin pensionet

Pogradec, protestojnë invalidët<br />prej 2 muajsh nuk marrin pensionet
POGRADEC- Me qindra persona me aftësi të kufizuara para dhe tetraplegjikë në rrethin e Pogradecit, prej dy muajsh nuk marrin pensionet e invaliditetit, ndërsa prej vitit 2005 nuk u paguhen kompensimet e energjisë elektrike dhe impulset telefonike.
 
Të gjendur përballë një situate të vështirë ekonomike dhe pa asnjë pergjigje, kjo shtresë personash ka mbetur pa rrugëzgjidhje dhe nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të presin.
 
Nga ana tjetër, të gjendur përballë indiferencës se shtetit dhe institucioneve të cilat nuk japin asnjë pergjigje, këta persona kanë organizuar një protestë, ku kanë thirrur edhe Avokatin e Popullit, i cili në pamundësi për te qënë i pranishëm ka zgjedhur një nga ekspertët e tij për të dëgjuar hallet dhe problemet e kësaj shtrese.
 
Sipas Arben Gjolekës të gjitha ankesat e tyre do të vlerësohen dhe do të paraqiten pranë institucioneve përkatëse për të marrë më pas një përgjigje.
Në një situatë të tillë si invalidët e Pogradecit, janë edhe shumë të tjerë në komunat e thella të këtij rrethi, por edhe në Korçë shumë prej tyre nuk kanë mundur të tërheqin kompensimet prej vitesh
 
Ata kërcënojnë se, nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë protestat do të përshkallëzohen edhe më tej.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator