POGRADEC- Rekrutimet e të rinjve për të luftuar në Siri në rrethin e Pogradecit kanë nisur prej 3 vitesh. Hoxha i fshatit Gurras në komunën Bucimas të Pogradecit, Lytfi Cako, rrëfen se rekrutimi i të rinjve të këtij fshati drejt Sirisë ka nisur pas një darke me rastin e Ramazanit, ku morën pjesë edhe 2 persona që vinin për herë të parë nga Librazhdi. 84-vjecari thotë se që prej asaj nate, 4 të rinj nga fshati u nisën për Siri, ndërsa e konsideron këtë fenomen si një frymë që po dëmton imazhin e fesë islame.
“Ishin 2, po seç ishin, se nga ishin, as emrat nuk ua di, se di se çfarë të them për këtë. Kishim biseduar me një pjesë prej këtyre djemve por fshehurazi meje, kështu që këto janë mashtrime, feja nuk i pranon këto. Por këto ishin qëllime të mbyllura, nuk mi tregonin mua se e dinin që unë i përzija”, tha Lytfi Cako.
84-vjecari tregon se gjatë viteve të fundit nuk kanë munguar as përpjekjet për ta mënjanuar atë nga pozicioni që mban, në mënyrë që në xhaminë e këtij fshati të punonin persona të tjerë që tjetërson atë që ka në thelb besimi islam.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO