Pogradec, sherr me grushta e sende të forta në lokalin e fshatit, autorët shkatërrojnë orenditë

Pogradec, sherr me grushta e sende të forta në lokalin e fshatit, autorët shkatërrojnë orenditë

Foto ilustruese

POGRADEC-  Një sherr në lokalin e fshatit ka përfunduar në goditjen me sende të forta mes dy grupeve.

Tre persona kanë goditur me sende të forta dy vëllezër banues në fshatin Çezmë e Vogël duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia ka arrestuar njërin ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë po banues të këtij fshati.  Tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B” informoi sot policia e Beratit

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin