Murat Manuka është arrestuar nga policia në Korçë pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

51-vjeçari, banues në Paskuqan në Tiranë, u arrestua tek vendi i quajtur "Lumi i Tërhanit", Pogradec.

Gjatë kontrollit në bagazhin e makinës së tij,u gjetën 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e futur në dy çanta, dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale për këtë rast u kryhen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, të cilët po vijojnë punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

1704359324_pogradec.jpg