POGRADEC - Gjykata e Pogradecit ka dënuar me 55 vite burg 6 persona,  të akuzuar për trafik të armëve dhe municioneve. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, gjykata ka vendosur të dënojë të akuzuarit Florenc Alliu 29 vjeç, Andi Balliji 30 vjeç, Armand Musollari 25 vjeç, Ervis Nastimi 32 vjeç, Elton Çela 21 vjeç dhe Astrit Musollari 29 vjeç, me 55 vite burg së bashku.

Konkretisht, për të 6 të arrestuarit gjykata ka vendosur dënimet:
Andi Balliji 7 vjet 4 muaj
Ervis Nastimi 7 vjet 4 muaj
Florenc Alliu 7 vjet 4 muaj
Armand Musollari 6 vjet 8 muaj
Elton Çela 6 vjet 8 muaj
Astrit Musollari 1 vit 6 muaj

Ndërkohë nga ana e saj, Prokuroria ka kërkuar dënimin e të arrestuarve me 77 vite burg.

Të gjashtë të akuzuarit janë arrestuar pas informacioneve se grupi ishte i përfshirë në trafikun e armëve dhe municionit në aksin Librazhd-Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në të cilin ndodheshin të dyshuarit gjatë bisedave për pazaret e armëve, u gjetën si prova materiale 2 armë zjarri tip pistoletë, 20 fisheke, si dhe u sekuestruan edhe dy mjete.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)