POGRADEC - Shtatë persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në galeritë e nëntokës shqiptare. Ngjarja parë e rëndë ndodhi pas mesnatës duke u gdhirë dita e djeshme, kur 5 të rinj nga Pogradeci, kushërinj me njëri-tjetrin humbën jetën tragjikisht pasi mbetën të bllokuar në minierë ku kishin shkuar për të mbledhur skrap.
Po dje rreth orës 14:00, policia e Librazhdit njoftoi se dy minatorë humbën jetën në minierën e fshatit Gurrë. Inxhinieri dhe minatori mendohet se kanë mbetur të asfiksuar në galeri, pasi dyshohet se ka pasur shpërthim gazi. Të rinjtë e Pogradecit mësohet se ishin bllokuar që prej orës 7:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë (6 nëntor) në minierë në fshatin Beragozhde në komunën Dardhas të Pogradecit.
Si pasojë e bllokimit kanë humbur jetën 3 vëllezërit Edison Hamolli 23 vjeç, Nertili 25 vjeç, Ledioni 24 vjeç, të cilët ishin kushërinj të parë me dy viktimat e tjerë po vëllezër Sazan dhe Arjan Hamolli 29 vjeç.
ORA 15:30 - ZHVILLOHET CEREMONIA MORTORE E 5 TË RINJVE
Përcillen për në banesën e fundit 5 të rinjtë që humbën jetën në minierë: vëllezërit Ledion, Arjan dhe Nertil Hamolli dhe dy vëllezërit e tjerë Edison dhe Sazan Hamolli. Ceremonia mortore për pesë të rinjtë u zhvillua sot në Dardhas. Ata humbën jetën në minierën e fshatit Beragozhdë të Pogradecit. Sot u nxorën nga miniera trupat e pajetë të Ledjon, Sazan dhe Arjan Hamollit.
ORA 11:10 CEREMONIA MORTORE SOT NË ORËN 15:30
Pesë të rinjtë që humbën jetën në minierën e Beragozhdës, do të përcillen ditën e sotme për në banesën e fundit. Mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15:30 minuta të mesditës së sotme. Sipas të dhënave nga Komuna Dardhas, është mësuar se ceremonia do të zhvillohet në fshatin Beragozhdë.
Ndërkaq që është bërë e ditur se, Komuna e Dardhasit e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie për tragjedinë e ndodhur në minierën e Beragozhdës.
Ndërkaq, në Pogradec kanë mbërritur për vizitë ngushëllimi edhe dy deputetë të PD-së, Eduart Seliami dhe Edmond Spaho.
ORA 07:10 GJENDEN EDHE TRUPAT E TRE TË RINJVE
Mëngjesin e sotëm në orën 07:00 janë gjetur edhe trupat e tre të rinjve që humbën jetën në minierën e Beragozhdës. Trupat e tyre janë gjetur në thellësi të minierës. Mësohet se, kanë qenë forcat e grupeve të kërkim-shpëtimit të drejtorisë së Minierave që kanë bërë të mundur gjetjen e tyre.
Trupat e pajetë u përkasin të rinjve, Ledion, Sazan dhe Arjan Hamolli. Këta dy të fundit janë vëllezër.
Ndërkaq që është bërë dhe nxjerrja e trupave të pajetë nga miniera. Mësohet se, trupat e tyre do të dërgohen në morgun e Spitalit të Pogradecit dhe më pas do u dorëzohen familjarëve për të bërë nderimet e fundit.

(Foto: Trupi i njërit prej viktimave në morg) Shikoni foto të tjera
ORA 22:30 - RINISIN KËRKIMET NË MINIERË PËR NXJERREN E TRE TRUPAVE
Pas ajrosjes së minierës nisin kërkimet në minierën e Beragozhdit për gjetjen e tre viktimave, të cilët mendohet se kanë mbetur në minierë: Ledion, Arjan dhe Sazan Hamolli. Grupi i kërkim-shpëtimit ka filluar punën në hyrje të minierës. “Nëse viktimat nuk gjenden në hyrje, kërkimet për sot do të ndërpriten kërkimet”, tha deputeti Ilir Xhakolli, i pranishëm në vendngjarje.
ORA 18:35 - NË ORËN 22:00 RIFILLON OPERACIONI I KËRKIMIT
Ndërkohë, pas lajmit të ndërprerjes së kërkimeve për sot, dhënë rreth 3 orë më parë për shkak të pranisë së madhe të gazit në minierë, nga grupi i kërkimit vjen lajmi se po vijon ajrosja e minierës dhe në orën 22:00 rifillon operacioni i kërkimit.
ORA 17:30 - TAHIRI: DUHET SHEMBUR MENJËHERË TRASHËGIMIA E VARFËRISË SË BERISHËS
Ka reaguar në faqen e tij në Facebook, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për tragjeditë e sotshme të nëntokës shqiptare, ku humbën jetën 7 të rinj. "Dite e trishte dhe e rende. Qofte e lehte per familjaret e 7 djemve qe humben jeten ne luften e tyre te dhimbshme per te vrare varferine", ka shkruar Tahiri. Ai ka thene se "kjo qe ndodhi sot me minierat dhe humbjen e jetes se djemve te pafajshem, eshte trashegimia me e hidhur qe na ka lene pushteti i kaluar. Por qe duhet shembur menjehere..."
ORA 15:00 NDËPRITEN KËRKIMET PËR SHKAK TË PRANISË SË GAZIT
Janë ndërprerë kërkimet për ditën e sotme në minierë, pasi prania e gazit brenda në galeri është shumë e lartë dhe e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e grupit të shpëtim-kërkimit. Kërkimet bëhet e ditur se do të rinisin nesër.
/Shqiptarja.com