Tre prej bashkëpuntorëve me të cilët dyshohet se fliste Surja Sinani, janë arrestuar në qytetin e Pogradecit, ku në 24 shkurt të këtij viti u dënuan nga gjykata e Pogradecit. Blerim Rondo është dënuar me 8 vjet burg, Aleksandër Salaj me 6.8 muaj burg dhe Fatjona Cani me 1 vit burg.
Gjatë operacionit të koduar “Rruga e gjatë”, policia e Shtetit ka arrestuar dhe disa persona të tjerë por akuza për ta është pushuar pasi skishin dijeni për praninë e drogës në makinë.
Ndërkohë në analizë të provave rezultoi se i dyshuari Surja Sinani, ka kryer biseda të dyshimta telefonike, por nga veprimet hetimore të kryera, nuk është konstatuar asnjë rast ku ky i dyshuar të ketë kryer veprime kriminale.
/Shqiptarja.com