POGRADEC- Një punonjës i OSHEE ka gjetur vdekjen pasi është zënë poshtë nga shembja e murit të kabinës elektrike ku ka qenë duke punuar.

Mësohet se viktima është Paulin Mexhaj, 40 vjeç banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Nr.5 në Pogradec, ndërsa po punohet për të mësuar edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.