Një 37-vjeçar nga Shijaku u arrestua pasi transportonte 2 emigrantë të paligjshëm me makinë dhe për mosbindje të urdhrit të policisë.
Dhushan Miça së bashku me 2 emigrantë të paligjshëm po udhëtonin me një mjet tip "Opel Zafira" ku u konstatuan në hyrje të Pogradecit.
Policia i dha sinjal për të ndaluar por ai ndali makinën dhe bashkë me emigrantët tentoi të largohej.
Por arratisja nuk zgjati shumë teksa autoritetet i vunë në pranga në afërsi të fshatit Vërdovë në Pogradec.
Nuk dihet ende destinacioni final i emigrantëve.
"Forcat e policisë, kanë konstatuar në hyrje të qytetit të Pogradecit, një mjet tip “Opel Zafira”, me drejtues 37-vjeçarin, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte pasi kishte dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Shtetasi i mësipërm, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin me 2 emigrantë të paligjshëm në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec dhe më pas është ndjekur, kapur dhe prangosur" - njofton policia.
Gjithashtu autoritetet filluan procedim penal ndaj një 41-vjeçari me iniciale G.S., banues në Durrës i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.5%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet
25 Mars, 16:20
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
19 Mars, 11:57
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)
18 Mars, 09:49
-
Pogradec/ Automjeti përplas një person me biçikletë në Qafë Plloçë, dërgohet në spital
17 Mars, 12:55
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec
17 Mars, 12:07
-
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë/ Mjeti përplas për vdekje këmbësorin 55- vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim (VIDEO)
16 Mars, 19:02