Pogradeci çel sezonin turistik me panair, koncert e makina retro! Kryebashkiaku: Presim 18 mijë turistë vetëm nga gjermania

Dhjetëra makina retro janë vendosur në sheshin e trëndafilave dhe Odeonin e qytetit të Pogradecit. Modele të veçanta të mjeteve relike kanë kuriozuar vendasit dhe turistët për t’i parë nga afër dhe për të shkrepur foto. Njëra prej mjeteve dikur ka qenë makina e shoqërimit të ish lideri komunist Enver Hoxha, ndërsa poseduesi i saj tregon sesi mundi ta siguronte këtë automjet.

Mes mjeteve shqiptare të ekspozuara dhe shumë të huaj nga Maqedonia e Veriut, Serbia apo Gjermani janë bërë pjesë e Retro Albania. Njeri prej tyre tregon për Zastavën të cilën ka sjellë nga Shkupi, ndërsa shton se ai është i “Çmendur” pas automjeteve të vjetra.

Plot 26 makina janë në koleksionin e Medih Halilaj, i cili në Pogradec erdhi me një automjet të policisë rrugore, ndërsa tha se së shpejti pjesë e koleksionit do shtohet dhe një autobus i linjës Korçë - Guri i Kuq Pogradec.

Përpos paradës retro në nisje të sezonit turistik u organizuan koncerte dhe aktivitete sportive.

Në këtë nisje të sezonit nuk mungon panairi i kulinarisë dhe ekspozita me foto të vjetra të Pogradecit.

Rreth 18000 turistë gjermanë pritet të vizitojnë Pogradecin për shkak të një marrëveshje me kompanitë turistike.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

SPECIALE/ Evropiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania (VIDEO)

SPECIALE/ Evropiani i paharruar i shqiptarëve! Pamje, detaje dhe intervista ekskluzive nga Gjermania (VIDEO)