Pogradeci çel siparin e festave, ndizen dritat festive! Koncert në shesh

Mbrëmjen e djeshme në numërimin mbrapsht u bë ndezja e dekorit festiv të festave të fund vitit në qytetin e Pogradecit. Qindra njerëz në shesh ndoqën pjesë të ndryshme të ceremonisë ku përfshiheshin një koncert i organizuar nga fëmijët e veshur me kostume festive dhe më pas performancën artistike të organizuar nga trupa e qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.

Për nënkryetaren e Bashkisë Pogradec, Entela Gusho dekori festiv në qytet këtë vit pati risi teksa ndezja e dritave shënjon fillimin e kalendarit artistik në qytetin liqenor.

Qytetarë të ndryshëm dhe vizitorë u shprehën se atmosfera festive ka filluar të ndihet tepër në Pogradec.

Edhe disa prej fëmijëve të cilët u bënë pjesë në koncert të emocionuar uruan festa të mbara të fundvitit.

Pas qytetit të Korçës dhe Ersekës, Pogradeci ishte bashkia e radhës e cila me një ceremoni në shesh ngriti siparin e aktiviteteve me qëllimin e vetëm për te afruar sa më shumë turist.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Festa zyrtarisht e hapur, ndizen dritat në mbarë vendin


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët