Pogradeci, në pritje të edicionit 3
të Festivalit të Filmit Ballkanik

Pogradeci, në pritje të edicionit 3<br />të Festivalit të Filmit Ballkanik
POGRADEC - Një grup artistësh shqiptarë organizojnë këtë vit për të tretin vit Festivalin e Filmit Ballkanik B3F, i cili synon t’i bashkojë të gjithë kineastët e Ballkanit.

Dhjetëra kineastë nga të gjitha shtetet e rajonit do të bashkohen në Pogradec në Festivalin e Filmit Ballkanik B3F, i cili nis javën tjetër në Shqipëri.

Ky festival sipas organizatorëve, për herë të parë bashkon artistët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Greqisë, Turqisë, Kroacisë e Sllovenisë në vend.

Presidenti i Festivalit, artisti i njohur Mirush Kabashi, thotë që edhe pse ky është edicioni i tretë, në fakt është hera e parë që paraqiten për konkurrim autorë të njohur e të rinj nga të gjithë vendet e Ballkanit.

“Shumë nga ata do të jenë edhe vetë të pranishëm në shfaqjen e filmave, që vazhdon gjithë javën e ardhshme në qytetin turistik të Pogradecit’, deklaroi Kabashi, raporton VOA.

Studiuesi Fatos Baxhaku është edhe ai një nga bashkë-organizatorët e Festivalit Ballkanik të Pogradecit.

Ai thekson se B3F është një rast i mirë, që krijuesit e vendeve ballkanike të tregojnë punimet e tyre midis kolegësh dhe të dëshmojnë haptas se Ballkani ka ndryshuar mjaft dhe madje mund të flitet për një Ballkan të ri kulturor, i cili është krejt tjetër nga gadishulli plot luftëra, si e përshkruajnë rëndom.

Regjisori Eno Milkani është ai që ndoshta përpiqet më shumë për mbarëvajtjen teknike dhe profesionale të Festivalit Ballkanik të Pogradecit.

Bir e koleg i njërit prej artistëve më të njohur të kinemasë shqiptare, regjisori Milkani thekson se festivali B3F është ndërtuar si një mundësi e mirë, që të shpalosin vlerat dhe krijimet e tre të gjitha brezat e artit nga Ballkani.

Festivali B3F zhvillohet në Pogradec me pjesëmarrje maksimale dhe kalendar të ngjeshur filmash për t'u shfaqur gjatë gjithë javës tjetër, duke sfiduar vështirësitë ekonomike të arteve rajonale.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024