Pogradec/Rruga e dëmtuar, banorët e Vërdovës: Do bllokojmë punimet, tonazhet e rënda rrezikojnë jetën tonë

Pogradec/Rruga e dëmtuar, banorët e Vërdovës: Do bllokojmë punimet, tonazhet e rënda rrezikojnë jetën tonë

Protesta e banorëve të fshatit të Vërdovë në Pogradec

Pogradec janë bllokuar punimet në unazën e qytetit nga banorët e fshatit Vërdovë. Shkak për këtë është bërë kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në fshat. Banorët shprehen të revoltuar pasi mjetet e tonazhit të rëndë kanë dëmtuar rrugën dhe urat në fshat, dhe kjo gjë sipas banorëve të fshatit rrezikon jetën e tyre dhe të fëmijëve. Dy vite më parë një grua humbi jetën për shkak të dëmtimit të urës kanë thënë banorët.

Mjetet e tonazhit të rëndë kanë dëmtuar rrugën dhe urat . Kjo rrezikon jetën tonë dhe të fëmijeve. Dy vjet më parë humbi jetën një grua për shkak të dëmtimit të urës. Nuk lejojmë asnje punim. Do vijojmë të bllokojmë rrugën. Firma nuk ka asnjë kontratë. Firma duhet të bëjë rrugën në gjendjen e mëparshme.

Banorët e fshatit Vërdovë

Bashkia e Pogradecit ka pohuar se mes firmës dhe bashkisë nuk ka asnjë kontratë për shfrytëzimin e kasit rrugor që kalon nga fshati Vërdovë deri tek varrezate grekëve.

Ora 11:41
Pogradec, banorët e fshatit Vërdovë bllokojnë punimet në unazën e qytetit
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja