Rama: 'PO'-ja me kushte e Gjermanisë për të mirën tonë! Biseda me Trump dhe Mitsotakis inkurajuese! (VIDEO)

SHBA- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar takimin më presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun grek, Kyriakos Mitsotakis si inkurajues.

Një çështje e rëndësishme ku është ndalur të flasë shefi i ekzekutivit ka qenë edhe "PO" nga Gjermania, për çeljen e negociatave, të cilën thotë se e sheh si një dritë jeshile, plotësisht të merituar. Duke u ndalur te kushtet, Rama tha se ato i shërbejnë Shqipërisë për t'u bërë një vend europian. 

Gjatë intervistës së dhënë në SHBA, aty ku ndodhet prej dy ditësh, kreu i qeverisë ka zbuluar se është dakordësuar për një takim tri palësh Rama- Zaev- Vuçiç me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, ku fokusi kryesor do të jetë edhe diskutimi për heqjen e kufijve. Sa i përket zhvillimeve më të fundit politike në vend, Rama tha Reforma Zgjedhore do të miratohet, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe pa pjesëmarrjen e opozitës po qe e nevojshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Rama komenton tryezën për Reformën Zgjedhore: Mos të marrim kohë me avazin... kush e ka fajin! Të përshpejtojmë procesin

Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi nga SHBA tryezën e mbledhur sot për Reformën Zgjedhore e cila bëri për herë të parë bashkë maxhorancën, opozitën përlamentare dhe atë joparlamentere. Rama tha se nuk duhet marrë kohë për të gjetur fajtorin, pasi tani e gjithë vëmendja duhet të jetë në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

"Qëndrimi im është ai që dihet. Nuk dua t'i marr kohë shqiptarëve me avazin se kush e ka fajin. Tani ne duhet të përshpejtojmë procesin e Reformës. Rekomandimet janë e zeza mbi të bardhë dhe ne do të ecim mbi to, për Shqipërinë europiane për të pasur datën e tryezës së parë. Me gjithë respektin për të gjitha idetë, ne procesin do ta përshpejtojmë dhe do ta ndajmë në dy pjesë. Pjesa e parë është përmbushja e këtij kushti dhe pjesa e dytë është t'i japim kohë vetes. Në raport me BE duhen këto. Për ne tani është prioritet kalimi i të gjitha ndryshimeve në Reformën Zgjedhore që kanë brenda rekomandimin e OSBE-ODHIR", u shpreh Rama.

Ora 19:50
Si i lexon qeveria 9 kushtet e Bundestagut për integrimin në BE? Rama: Merkel theu barrierën

Kryeministri Edi Rama ka folur një intervistë nga SHBA lidhur me vendimin e grupimit më të madh politik gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Rama tha se kushtet që parashtrohen nga këto parti për Shqipërinë, nuk janë kushte për Gjermaninë por për të mirën e Shqipërisë.

"Së pari është qeveria gjermane që e ka ndërmarrë nga Bundestagu një dritë jeshil për të shkuar në Këshillin Euroian me një PO. Ky është një proces aspak i thjeshtë. Është gjëja më normale të mësohemi se duke çelur negociatat do na duhet të përmbushim qindra kushte. Janë kushte të cilat i bëjnë mirë vendit. Nuk është në interesin e CDU që Shqipëria të mbushë kushte. Janë në të mirë të vendit tonë. Që shqiptarët të përmbushin kushtet. i Jam shumë mirënjohës kancelares e cila ka qenë forca kryesore në thyerjen e kësaj barriere që kishim në Bundestag. Mirëkuptoj edhe ata që kanë votuar kundër. Gjermania ka hapur negociatat. Shqipëri e meriton dhe kjo duhet bërë hap pas japi. Procesi i Vetingut ka ecur me ritme më të shpejta se ato të kërkuara, por tani Bundestagu kërkon plotësimin e institucioneve dhe pastaj të futemi në konferencën e parë me të gjitha vendet për të përgatitur kornizën e  negociatave që është proces më vete.", u shpreh Rama.

Ora 19:50
Rama zbardh takimin me Trump dhe Mitsotakis

Fokusi i parë i intervistës së kryeministrit Edi Rama në SHBA ka qenë vizita me presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ai tha se këto dy takime janë inkurajuese për vendin, teksa zbuloi se është rënë dakord me Presidentin serb Aleksandar Vučić dhe kryeministrin Zaev për një takim, në fokus të së cilit do të jetë bashkëpunimi mes vendeve, ku do të diskutohet edhe heqja e kufivje.

" Patëm një bisedë të shkurtër se i tillë ishte formati dhe natyrisht inkurajuese sepse të dëgjoj "Shqipëria po ia del mirë" është kënaqësi. Me Mitsotakis ishte takimi i parë, një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar përpara një proces të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbartura dhe ka një dëshirë të përbashkët. Me Presidentin serb dhe kryeministrin Zaev u dakordësuam për tu takuar për një bashkëpunim mes tre vendeve, takim që është hap për nxitur dhe të tjerët që të bashkohen. Takimi ka rëndësi nëse biem dakord për heqjen e kufijve për njerëzit, mallrat, biznesin dhe për investitorët për të investuar në rajonin tonë pasi kemi nevojë për një treg më të gjerë", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave