Poker në lokalin me qira Lushnje, arrestohet 23-vjeçari me valixhet mbushur me çipsa (VIDEO)

Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi ushtronte aktivitin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në një operacion të koduar "Gambling" u arrestua M.S banues në Lushnje, ndërsa tre të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.

Në një lokal të marrë me qira, ai ushtronte aktivitin e lojërave të fatit.

Policia sekuestroi 2 aparatura elektronike të lojërave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara.

Arrestimi i 23-vjeçarit u bë për veprat penale "Falsifikim i monedhave", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve", "Organizimi i lotarive sportive dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u procedua penalisht për veprat penale "Organizim i lotarive të pa lejuara" dhe "Vënia në dispozicion i lokaleve për lojëra të pa lejuara" G.Ç, 44 vjeç, banues në Lushnje.

Në lokalin në pronësi të tij u gjetën 2 tavolina pokeri, 12 pako letra bixhozi, 3 njësi kompjuterike, 1 printer, 2 monitor, 2 tableta dhe 1 laptop.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për "Fshehje të të ardhurave" dhe "Organizim të palejuar të lojërave të fatit" V.Gj, 29 vjeç, banues në Fier dhe G.B, 29 vjeç, banues në Fier.

 

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin