GJIROKASTER - Turistët polakë mësyjnë në Gjirokastër, teksa vetëm në muajin Korrik, numri i tyre ne qytetin e gurtë ka qenë diku tek 2400 persona.
Për ta, Gjirokastra dhe Shqipëria janë destinacione që nuk duhen humbur.
“Jemi një grup që vijmë nga Polonia. Këtu është bukur. Shohim ndërthurje kulturash, vlera të rralla arkitetktonike, një peisazh mjaft të rrallë. Është super i bukur dhe mendoj se ky qytet do të tërheqë edhe më shumë turistë”, thotë turisti polak, Matias Woiczec.
“E bukur, e mahnitshme, gjithcka më duket e vecantë, ndërtesat, rrugët, njerëzit. Shumë turistë do të donin të shihnin me kënaqësi këtë vend kaq të bukur”, shprehet
Angela Kaminsky, një tjetër turiste.
Sipas të dhënave nga Zyra Turistike në Bashkinë e Gjirokastrës në muajin Korrik numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Gjirokastrën ka qenë 30% më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO