3 punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes se rëndë të ndodhur që ndodhi një natë më parë në ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur. Bexhet Berberi, inspektor, polic roje; Rushit Kola, inspektor, polic roje; Petrit Brahimaj, nënkomisar.
Nga hetimet paraprake, njofton AMP, ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të 31-vjeçarit gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Procedura Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr.925, datë 19.07.2019 të DPPSH.
Pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të këtij hetimi dyshohet se këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e ngjarjes. Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:
Nënkomisar Petrit Brahimaj, 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;
Inspektor Bexhet Berberi, 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;
Inspektor Rushit Kola, 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës thonë se e kanë parë trupin e tij të pajetë dhe nuk kanë konstatuar shenja në qafën e tij. Ata akuzojnë policinë se djali “mund t’u ketë mbetur në dorë.”
Lajmi kryesor: