Polakët nuk 'tradhtojnë' Shqipërinë, vijnë me charter 650 turistë

TIRANW- Mbërrijnë 180 turistët e parë me charter nga Polonia. Pas mbylljes së pandemisë 14 korriku shënoi rifillimin e këtij aktiviteti. Janë 650 turistë në total që këtë të martë zbresin në tokën shqiptare.

Turistët u pritën nga vetë Ministri Ministri i Turizmit Blendi Klosi, drejtori i Aeroportit Costandin Von Alvensleben dhe operatori turistik Rrahman Kasa.

Këtë ditë duket se i është rikthyer shpresa për mbijetesë turizmit shqiptar nënvizoi ministri Klosi.

“Është realisht një vit jashtëzakonisht i vështirë por ne shpresojmë që ky biznes dhe turistët me chartera të vazhdojë siç ka nisur nga Bjellorusia, Ukraina dhe Polonia dhe me shpresë që të kemi edhe chartera nga vendet e tjera Skandinave pasi kjo do të krijojë një bazë të mirë për sezonin e mbijetesës 2020. Është një sezon i vështirë por edhe Brenda vështirësisë do të kemi turizëm në bregdetin shqiptar”, deklaroi Ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Të njëjtin optimizëm e shpreh në fjalën e tij edhe drejtori i Aeroportit Nënë Tereza.

“Sot është një ditë e rëndësishme kemi pritur 180 turist nga Polonia, dhe jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri dhe të shijojnë pushimet këtu. Shpresoj të kenë pushime të këndshme”, u shpreh Costandin Von Alvensleben.

Për të mbërritur këtë të martë në Rinas ishin parashikuar 4 chartera por numrat në rritje të prekurve me COVID-19, në vendin tonë ka bërë që disa turistë të tërhiqen. “Besojmë që çdo javë të kemi nga 6 avionë chartera që do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Sot realisht kishim 4 avion dhe njëri u reduktua pasi një pjesë u tërhoqën nga situata aktuale dhe numrat e të prekurve në Shqipëri”, tha operatori turistik Rrahman Kasa. 

Turistët polak do të vizitojnë disa destinacionet turistike në vend, historike dhe kulturore por jugu i Shqipërisë do të jetë pika kryesore. Ata do të akomodohen në hotele me rregulla strikte anti-Covid. Polakët mbeten turistë besnik të Shqipërisë por pandemia ia ka zbehur dëshirën. Në 5 muaj kanë ardhur në vend vetëm 1 mijë e 400 persona nga mbi 13 mijë në 5-mujorin e parë të vitit 2019.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 16/07/2020 00:48

    PO pse o klosi duhet te dalesh ti ne aeroport te presesh turistet,,,nuk ka nevoje te dale ministri,,mjafton nje pronar i nje agjencie turizmi te dale,,,nuk ke pse e ul veten o klos per te pritur ca turiste...

    Përgjigju
  • sapa: 14/07/2020 20:25

    Qente dhe me kete nenkuptoj kriminelet pushttetare dhe hajdute te cdo niveli perpiqen te rekrutojne njerez ose sic i quajne ata turiste vetem me te vetmin qellim :te perpiqen te mbajne karriket e hajduterise me cdo mjet, por fundi i tyre dihet.Jane te destinuar te hane njeri tjerin si qen rrugesh!Se popullin e bene qe te ike nga ai vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës