Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare

Në Tiranë, polarizimi politik vlerësohet nga studiuesit si një dukuri, që frenon fuqizimin e demokracisë. Akademikë perëndimorë dhe vendas theksuan gjatë një konference të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, që shembuj si Rusia tregojnë shumë mbi rrezikun rrëshqitjes në autokraci.

Studiuesi kujtoi se nga vitet 1950 të shekullit të kaluar dhe deri sot kanë ndodhur vetëm rritje të polarizimeve politike, dhe këto u zbehën disi vetëm në vitet 90 për shkak të kolapsit të perandorisë sovjetike dhe regjimeve autoritare të Europës lindore.

Në Europën lindore dhe në Ballkanin perëndimor, ku ndikoi Sllobodan Millosheviç me luftërat e tij, shtoi akademiku Merkel, sipas ekspertëve, nuk mund të flitet për ndonjë demokraci cilësore në dy dekadat e fundit.

“Serbia është pak a shumë në nivelin e Ukrainës së paraluftës, ndërsa Rusia është segmenti më i ulët në kriteret e demokracisë. Në Rusi polarizimi politik ka vazhduar të rritet nga vitet ‘90 të shekulli të kaluar e deri sot, por edhe opozita është më e fortë, ndonëse jo aq mjaftueshëm e fortë që të fuqizojë demokracinë pas luftës. Në gjendjen e sotme opozita atje nuk duket e përgatitur për të zhvilluar demokracinë. Rusia nuk kanë qenë ndonjëherë në një sistem demokracie, sepse ajo kaloi robërinë e pasurive kolektive, që solli autokraci dhe anarki, mungesë të shtetit, e më pas sollën drejtues si Putini që rindërtoi një shtet autoritar”, thotë akademiku Merkel.

Ai theksoi se në Europën lindore dhe rajone të ngjashme mund të kapërcehet lehtë nga demokratizimi në autokratizim.

“Në Shqipëri, Serbi dhe Ukrainë ekziston një nivel i lartë i polarizimit politik. Polarizimi shënon distancën midis dy kampeve politike, që nuk komunikojnë, nuk bashkëpunojnë. Polarizimi dëmton qasjen konstruktive në këto shoqëri. Shqipëria ende ka një hendek mjaft të konsiderueshëm ndaj demokracive me performancë të mirë”, tha zoti Merkel.

Studiuesit vlerësuan se këtyre vendeve u nevojitet demokraci gjithëpërfshirëse në shërbim të mirëqeverisjes dhe në pjesëmarrjen e forcave opozitare.

Qytetarët duhet të kërkojnë frytet e punës së sistemit politik përmes llogaridhënies së partive dhe të ndikojnë, që polarizimi të mos ketë përhapje, theksuan ata.

Akademikët pohuan se në Europën lindore ekzistojnë polarizimet asimetrike, ndërkohë që në vendet perëndimore kanë ndodhur transformime të thella në dy dekadat e fundit në ekonomi, teknologji dhe fusha të tjera, duke kapërcyer krizat mëdha financiare, që ndodhën në fillim të viteve 2000.

Ata theksuan se vendet me demokraci të reja duhet të mbajnë larg militantizmin dhe polarizimin, dhe të zgjedhin demokratikisht politikanët e tyre, në mënyrë që të shmangin autokracinë, siç ndodh në vendet me demokraci të konsoliduara liberale./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Sot Kroaci - Itali, 24 qershori datë e pafat për kombëtaren italiane! Janë eliminuar dy herë nga Botërori

Euro 2024/ Sot Kroaci - Itali, 24 qershori datë e pafat për kombëtaren italiane! Janë eliminuar dy herë nga Botërori