Një ndër polemikat më të ashpra të bëra deri atëherë, madje edhe po të krahasohet me çka është bërë deri tani në këtë rrafsh. Trajtimi i figurës dhe, në mënyrë të veçantë, i poezisë së Poradecit, na vjen kështu në dy optika... Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, historia e mendimit shqiptar njohu një zhvillim të gjithanshëm kulturor, qoftë për nga numri i periodikëve që qarkullonin në shtypin e kohës, qoftë për nga serioziteti i botimeve në fusha të ndryshme të kulturës e shkencës.