Polemika, Rey Manaj: De Biazi
gënjen, s’i “lëpihem” e lutem askujt

Polemika, Rey Manaj: De Biazi<br />gënjen, s’i “lëpihem” e lutem askujt
 “Nuk mund të marr lojtarë, si ai futbollisti i Interit, që më dërgon mesazhe thuajse çdo fundjavë dhe më tregon se sa minuta ka qenë në fushë. Nuk mund të ftoj në ekip futbollistë që vetëm flasin. Më parë duhet të tregojnë diçka me skuadrat ku janë, në fushën e lojës, për ta merituar një vend në kombëtare”.  Kjo deklaratë e bërë nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi në televizionin “Top-Channel” ka shkaktuar një polemikë të ashpër me një prej talenteve të futbollit shqiptar Rey Manaj, i cili luan për Interin.
Duke qenë se Manaj është futbollisti i vetëm shqiptar që luan për Interin ai ka reaguar pas fjalëve “fotografuese” të trajnerit De Biasi.

Përmes faqes së tij në Facebook, Rey Manaj i ka kthyer përgjigje De Biazit në dy gjuhë, shqip dhe italisht.

“Kam lexuar disa artikuj, të cilët më kanë dhënë shumë bezdi. Gjëra të thëna nga njerëz që përfaqësojnë kombëtaren shqipetare. Nëse artikujt janë të vërtetë dhe fjalët e dikujt po ashtu, atëherë unë nuk kam fjalë për të përshkruar sa i ofenduar dhe i zhgënjyer ndihem! Artikujt që janë përhapur nuk janë me tepër se një gënjeshtër e madhe dhe qesharake! Personi për të cilin kam patur shume respekt, i cili ka thënë që unë, javë për javë i kam dërguar mesazhe për t’i treguar minutat që kam bërë në ndeshje, ka gënjyer! Kurrë në jetë nuk i kam fituar gjërat duke “lëpirë, ose lutur” dikë, por me sinqeritet, djersë dhe sakrifica pa fund! Nëse i madhi De Biazi thotë që i kam shkruajtur çdo fundjavë, atëherë është i lutur t’i publikojë ato mesazhe. Eshtë e vërtetë që i kam shkruajtur 1 herë pas ndeshjes me Serbinë, por deri atëherë nuk e kam patur numrin e tij të telefonit. Shkruaj këtë mesazh, sepse nuk dua të më vendosi këmbët në kokë askush, sidomos duke u bazuar në gënjeshtra! Unë e dua më shumë se veten kombin, shtetin tim, edhe ngjyrat e flamurit më të bukur në botë! Kam sakrifikuar shumë për të arritur deri këtu, sepse kjo është ëndrra ime. Dua të përfaqësoj SHQIPERINE time dhe nuk lejoj askënd të ma prishë ëndrrën! Unë, jo domosdoshmërisht duhet të luaj për kombëtaren, por e kam ëndërr dhe dëshirë, e ndiej si detyrim për t’u shërbyer këtyre ngjyrave! Unë nuk jam tradhtar dhe do të jepja jetën për flamurin tim! I shkruaj këto gjëra, siç thashë edhe pak më sipër, sepse vërtet ndihem shumë i ofenduar dhe i hidhëruar….NUK KAM FJALE! Çdo gjë e bëj me zemër dhe qysh e ndiej, por fytyrën, zemrën dhe dinjitetin tim nuk i shes. RESPEKTE. – RM97”. Tranjerët e huaj ikin dhe vijnë, ne lojtarët shqiptarë ngelemi,” – përfundon statusi i Ray Manaj. 

ray manaj

Kujtojmë se Manaj këtë sezon ka kaluar tek skuadra e Interit në Serie A dhe trajneri Mancini e ka aktivizuar në disa ndeshje si zëvendësues. Manaj është grumbulluar me kombëtaren tonë U-21.
 
Deklarata e De Biasit
“Unë do të mund të ftoj të gjithë ata lojtarë që e meritojnë kombëtaren dhe që mund të shpërthejnë gjatë kësaj periudhe deri në finalet e “Euro 2016”. Çdokush e ka pasur dhe e ka derën të hapur për të dhënë kontributin e tij për këtë ekip. Mirëpo, kurrsesi nuk mund të marr lojtarë, si ai futbollisti i Interit, që më dërgon mesazhe thuajse çdo fundjavë dhe më tregon se sa minuta ka qenë në fushë. Nuk mund të ftoj në ekip futbollistë që vetëm flasin. Më parë duhet të tregojnë diçka me skuadrat ku janë, në fushën e lojës, për ta merituar një vend në kombëtare,” – tha trajneri ynë i kombëtares, Gianni De Biasi duke lënë të nënkuptohet Manajn, por pa ia përmendur emrin.

ray manaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë