Polemiku Donald Trump në OKB: Greta e vogël dukej e lumtur. E padrejtë që nuk jam vlerësuar me Nobel për paqen

Polemiku Donald Trump në OKB: Greta e vogël dukej e lumtur. E padrejtë që nuk jam vlerësuar me Nobel për paqen

Donald Trump e ka përçuar jo pa ironi, fjalimin e përcjellë me lotë të 16 vjeçares suedeze Greta Thunberg.

"Duket si një vajzë e vogël shumë e lumtur që e pret një e ardhme e ndritshme dhe emrekullueshme! Sa e bukur!", Shkruajti Presidenti Amerikan në Twitter duke shoqëruar komentin sarkastik me videon e fjalimit të aktivistit të ri suedez.

Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Donald Trump përsërit një prej pretendimeve më të hershme të tij, atë për Çmim Nobel.

Është e padrejtë që nuk jam vlerësuar me Nobel për paqen, thotë kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Mendoj se do të merrja Çmimin Nobel për paqen për shumë gjëra nëse ai do të caktohej në mënyrë të drejtë. Por kjo nuk ndodh. Ata i dhanë një Nobel ish-presidenti Obama menjëherë pas ardhjes në pushtet, dhe as ai vetë nuk e dinte përse e mori çmimin. Dhe a e dini çfarë? Kjo është e vetmja pikë për të cilën dakordësohem me të”, tha Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 24/09/2019 19:54

    O presidenti T, ty duhet me te dhene cmimin nobel por jo per paqen por per t....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë