Poliana Hasankolli: Nga Arkeologjia 
tek kursi profesional, mundësi e artë

Poliana Hasankolli: Nga Arkeologjia <br />tek kursi profesional, mundësi e artë
TIRANE- Ajo është vetëm 21 vjeçe, por rrugën e saj për pasur një punë të sigurt duket se e ka gjetur. Bëhet fjalë për Poliana Hasankollin, e cila prej më shumë se dy muajsh po ndjek kursin e Guidës Turistike. Edhe pse shumë të rinj sot hasin vështirësi në zgjedhjen e profesioneve, disa prej tyre e kanë të qartë se çfarë kërkojnë.

Poliana, është një prej tyre e cila aktualisht është studente e vitit të 3-të Bachelor në Universitetin e Tiranës në degën Arkeologji, por krahas studimeve ka zgjedhur që dijet e saj për historinë dhe atraksionet turistike t’i zgjeroj dhe më tej me anë të një kursi 3 mujor pranë Drejtorisë së Formimit Profesional numër 4 në Tiranë.

Në këtë rrëfim, Poliana tregon se Shqipëria vitet e fundit po i kushton më shumë e më tepër rëndësi historisë dhe arkeologjisë. Të qenurit një guidiere në Shqipëri, përbën një profesion sa të veçantë dhe tërheqës aq edhe sfidues.

E vetmja arsye pse ajo u orientua drejt këtij kursi, ishte aftësimi i saj për tregun e punës. Sipas Polianës, edhe pse tregu i punës mbase nuk ofron shumë mundësi për ditët e sotme, me kualifikimin e duhur dhe informacion të mjaftueshëm teorik ashtu dhe praktik nuk mbetet thjeshtë një shkollë e kryer, por kthehet në një profesion që mund të rritet çdo ditë e më tepër në karrierë.
 
Gudia turistike tashmë renditet tek profesionet e veçanta. Pse zgjodhët pikërisht këtë kurs?
Kjo është pjesa më interesante e kursit! Është diçka e veçantë dhe shumë interesante, është kurs intensiv dhe praktika na ndihmon për të arritur një stad më të lartë kualifikimi.
 
Fakti që studioni për Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore, ju ndihmon të gjeni zgjidhjen e duhur në këtë profesion?
Fakti që dega ime ka lidhje me kursin ka ndikuar që kursi të jetë një ndër zgjedhjet e mija për t’u përgatitur më mirë për tregun e punës. Pse jo, ato që kam mësuar në bankat e shkollës mos të mbeten thjeshtë teorike, por të preken edhe nga afër.
 
Pse pikërisht turizmin kulturor dhe historik. E keni pasion?
Patjetër. Gjithmonë kam ndjekur pasionet. Kam ndjekur këtë drejtim sepse dëgjoja shumë zëra që thoshin se ky nuk është drejtim i duhur, nuk ka hapësira pune dhe shumë variante të tilla, por unë nuk jam demotivuar, zgjodha të ndjek pasionin tim dhe në çdo udhëtim që bëj ia vërtetoj edhe më tepër vetes që ka qenë rruga e duhur. Shqipëria ka nevojë për njerëz si ne që besojmë se kemi resurset e duhura natyrore dhe historike me të cilat mund ta prezantojmë denjësisht nëpër botë.
 
Kush ju ka diktuar këtë orientim apo ka qenë një zgjedhje e juaja?
Ka qenë tërësisht zgjedhja ime duke qenë se më ndihmon për një formim më të gjerë. Tashmë nëpërmjet këtij kursi informacionet e marra përmes librave kthehen në njohuri praktike. Vizita nëpër sitet e ndryshme kulturore brenda orëve mësimore është vështirë të arrihet, ndërsa kursi ma mundëson lirisht.
 
Si e shikoni tregun e punës, duke analizuar dhe faktin se në Shqipëri të qenit një guidë turistike nuk ju ofron shumë kushte?
Mendoj se Shqipëria vitet e fundit po i kushton më shumë e më tepër rëndësi historisë dhe arkeologjisë. Të qenurit një guidiere në Shqipëri, përbën një profesion sa të veçantë dhe tërheqës aq edhe sfidues.

Tregu i punës mbase nuk ofron shumë mundësi për ditët e sotme, por në qoftëse ke kualifikim e duhur dhe informacion të mjaftueshëm teorik ashtu dhe praktik nuk mbetet thjeshtë një shkollë e kryer, por kthehet në një profesion që mund të rritet çdo ditë e më tepër në karrierë.
 
Si e shikoni të ardhmen tuaj?
Jam njeri që më pëlqen të sfidoj vetveten, nuk kënaqem me pak dhe planet e mija për të ardhmen janë shumë largpamës. Shqipëria ka shumë gjëra në të cilat mund të punohet! Unë dua që në të ardhmen të hap një agjenci ku të promovoj turizmin shqiptar si fillim e rajon dhe pse jo edhe më tej.
 
Mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur edhe pse vazhdoni të studioni në Arkeologji?
Mendoj se po bëj investimin e duhur mbi veten. Kursi më sjell shumë përfitime teorike dhe praktike deri më tani që ende s’ka përfunduar. Edhe pse kam studiuar 3 vite në bachelor, unë kam zgjeruar më shumë dijet e mija për çdo gjë që lidhet me guidën turistike. Kam përfituar shumë nga ky kurs.
 
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut