Policët grekë, dhunë ndaj
shqiptarëve “Na morët kishën”

Policët grekë, dhunë ndaj<br />shqiptarëve “Na morët kishën”
TIRANE - Përplasja mes priftërinjve ortodoksë dhe Bashkisë së Përmetit duket se ka sjellë “hakmarrje” të grekëve ndaj emigrantëve shqiptarë. Ata gjithashtu kanë ndaluar edhe gazetarët. Në Kapshticë, pala greke ka kthyer dy autobusë me shqiptarë, duke mos i lejuar të kalojnë, pasi u kërkonte garancinë prej 1500 eurosh. Madje, policia kufitare greke u ka vendosur disa emigrantëve kryq në pasaportë. Shqiptarët janë shprehur të indinjuar dhe të pambrojtur nga shteti i tyre.

“Jemi pa shtet, do të mbetemi robër të grekut. Tani na duhet të paguajmë përsëri biletën. Nuk e dimë nëse do na lejojnë të kalojmë prapë”, thonë ata. Po ashtu, policia greke nuk e ka prishur terezinë e saj, duke punuar vetëm me një sportel, pavarësisht se radha e mjeteve ishte kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës. Gjithashtu mësohet se një grup xhirimi ishte duke intervistuar qytetarë që pretendojnë se nuk lejohen të kalojnë në kufi nga pala greke, për shkak të konfliktit të krijuar para disa ditësh në Përmet, kur një oficer policie i ka shoqëruar në doganën greke.

Sipas të dhënave, policia greke ka shoqëruar gazetaren e “News 24”, Enkelejda Skënderasi dhe operatorin Bledar Cenolli, me qëllim sekuestrimin e xhirimeve e realizuara gjatë ditës së djeshme në kufi. Radhë të gjata kilometrike janë krijuar në pikën doganore të Kapshticës, ndërsa mëngjesin e djeshëm janë kthyer mbrapsht 9 familje. Pala greke punon me 1 sportel në hyrje e një sportel në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 1 sportel në hyrje e 3 në dalje.

Qytetarët janë shprehur se policia greke i ka fyer, u ka thënë se janë njerëz të ligë, e fjalë të tjera të rënda. Ata i kanë thënë se ju na morët kishën dhe s’do kaloni më në kufi, s’do hyni më në tokën greke” janë shprehur qytetarët. Kjo tregon qartë se Greqia vazhdon të hakmerret ndaj shqiptarëve për marrjen e godinës së Pallatit të Kulturës në Përmet e cila ishte kthyer në kishën e Shën Marisë së Pazarit, duke i shkaktuar probleme të shumta atyre në pikat doganore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban