TIRANE - Greva ka nisur në një nga ambjentet ku familjarët kanë lënë plaçkat e tyre që kanë nxjerrë nga banesa, një ambjent që ndahet nga trotuari nga një derë hekuri. Aty ndodhen edhe forcat e policisë, shtetërore dhe ato private.
Brenda ambjentit ku ndodh greva, janë vetëm dy policë dhe pjesa tjetër, privatë e të shtetit ndodhen në trotuar. Banorët janë gjatë gjithë kohës duke qarë dhe duke kërkuar banesën e tyre, ose të paktën reagimin e personave të tjerë të shtetit për strehim ose sigurim të një banese tjetër.
Por, kur grevistët janë në kulmin e irritimit, policët privatë që gjenden brenda hekurave, nisin dhe të “gjujanë” banoret greviste. “A të vimë edhe ne të ulemi aty me ju? Do na hapni ndonjë vend? Ndoshta kështu fitojmë edhe ne ndonjë shtëpi falas”.
Këto kanë qënë fjalët që policët ju kanë thënë banorëve. Këta të fundit, të inatosur, u janë kundërpërgjigjur këtyre të fundit, duke iu lutur, “që të mos i ngacmonin, sepse na ka hipur gjaku në kokë dhe s’na duket asnjë njeri mbi dhè, mos na detyroni të reagojmë ndryshe, na lini në hallin tone, sepse këto fytyrat tuaja na janë bërë ferr për këto tri ditë.
Ju mund të jeni shumë të mire, por ajo që ju përfaqësoni s’është aspak ashtu. Pale, vini këtu dhe talleni me fatkeqësinë tonë”. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo “gërricje” që kanë nxitur policët, kanë vazhduar policët privatë duke ju ofruar me ironi cigare banorëve, “zonjush, do ta ndezësh një cigare?” dhe pas kësaj fjale ka qënë vajza e gruas që ka reaguar: “
Ajo që ju quani zonjushë dhe që paturpësisht i ofroni një cigare në mënyrë të tillë, është nëna ime dhe unë s’ju lejoj, jo vetëm ju, por askënd, që t’i flasë në këtë mënyrë. Rrini shikoni vendin tuaj se nuk ju kanë hije fjalime të tilla, na lini rehat në hallin tonë”.
/Shqiptarja.com