'Polic ke qenë dhe vijon të jesh'/ Kryemadhi: Ka të drejtë Lleshaj se në Ministri ka vetëm kriminelë! Frika e Ramës, unë dhe Meta! Manastirliu deklaratë budallaqe

Debati i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ku i thoshte deputeti  Murrizi 'Polic ke qenë, polic vijon të jesh', ka sjellë reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Nga Pogradeci, Kryemadhi tha se Lleshaj tallet me polici, pasi tani më në Ministrinë e Brendshme nuk ka polic që japin jetën për ligjin

"Tallet me policët sepse në Ministrinë e Brendshme nuk ka më polici që janë të gatshëm që të japin jetën, për të mbrojtur jetën e ligjin, ka trafikantë që janë të dënuar jashtë Shqipërisë që kontrollojnë patrullat e policisë. Sot duhet të jesh trafikant, oligark që të kesh përkëdheljen e Ramës", tha Kryemadhi.

Nuk ka kaluar pa një reagim edhe deklarata e ministres Ogerta Manastirliu, e cila tha se "nëse mbushen spitalet do duhet të zgjedhin se kë do të kurojnë të parët". Një deklaratë budallaqe e ka quajtur ajo, teksa ka ritheksuar edhe një herë se vendimi për mbajtjen e maskës me detyrim nuk është i drejtë.

"Sa filluan përdorimi i maskave u shtua numri i pacienteve. Kemi një deklaratë budallaqe nga ministrja e Shëndetësisë, si mund të marrim drejtimin e një njeriu që drejton shtetin me rrjetet sociale, që është marrë peng nga kriminelët", tha Kryemadhi.

Sulmet për kryeministrin Edi Rama nuk i ka kursyer Kryemadhi as në takimin e sotëm.

"Kodi Zgjedhor nuk krijon vende pune, nuk krijon mundësinë që fëmijët e tyre të kthehen në emigracion, as jetë më të mirë, as mundësi ushqimi për fëmijët e tyre,as ilaçe as shërbim mjekësor. Ka një hall shumë të madh me ne. Deri sot frika e Ramës ka qenë Meta dhe Monika, akoma nuk ka parë frikëra të tjera, tani i është shtuar 'Venecias, pastaj inceneratorët, pastaj mësues e nxënës, që i mbylli thjesht online kur ndërkohë për koncesione përgatitet me muaj të tërë, ndërsa për studentët u thotë sot për nesër, do i shtohet e frika e SPAK dhe frika e koncesioneve, e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave", përfundoi ajo.


Lajmi kryesor:

Basha e quan 'shtojcë të Ramës'/ Kryemadhi: Partia e re e Topallit alternativë në zgjedhje, i uroj suksese! Koalicion me të? Jemi të hapur për të gjithë (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja