Impenjimi i policisë gjyqësore në hetimet mbi vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit e ka bërë të pamundur sjelljen e 7 dëshmitarëve të planifikuar për seancën e sotme ndaj Xhakjes në 34 të tillë që pritet të pyeten nga drejtësia për të hedhur dritë mbi vrasjes e Adem Tahirajt, asokohe shef i Komisariatit të Shijakut. Sipas prokurorisë “Policia gjyqësore s'ka mundur të ekzekutojë urdhër thirrjet” ndaj dëshmitarëve pasi ishte e impenjuar për hetimet e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj. Hetimet ishin shtrirë edhe në Durrës.
Shtyrja e seancës është vendosur dhe për të pandehurin Dajti, ku për mungesë të avokatëve mbrojtës në seancë është vendosur të shtyhet për plot 196 herë gjykimin ndaj tij.
Seanca e radhës në ngarkim të Ilir Xhakes u vendos të mbahet më 6 mars, ndërkaq për Dritan Dajtin gjykata vendosi një mbrojtës të ri kryesisht dhe zhvillimin e gjyqit më 27 shkurt. Gjyqi ndaj Ilir Xhakes zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Xhakja nuk ka qenë i pranishëm.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)