Urdhri i Mjekëve ka reaguar sot për dhunën që kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj ka ushtruar ndaj mjekut Dritan Hoxha, sipas denoncimit të këtij të fundit.
 
Kryetari i Komisionit të Urdhrit të Mjekut Miltiadh Vevecka u shpreh sot në një deklaratë për median se dhuna ndaj mjekut Hoxha është dhunë ndaj gjithë bluzave të bardha.
 
“Nuk është hera e parë që mjekët përballen me të tilla situata. Kërkojmë që drejtësia të bëjë punën e saj. Njerëz të veshur dhe me pushtet ushtrojnë dhunë ndaj mjekëve dhe kjo e bën situatën dhe më të vështirë”.- tha Vevecka.
 
Mjeku Dritan Hoxha denoncoi në televizionin A1 Report dhunën që kryebashkiaku i Poliçanit kishte ushtruar ndaj tij në ambientet e spitalit të Poliçanit ditën e hënë.
 
Mjeku Hoxha ka bërë kallëzimin në polici dhe për këtë rast po ndiqet në gjendje të lirë Kryebashkiaku i Poliçanit, Zotkaj. Ngjarja dyshohet të kenë ndodhur pas një debati në rrjetin social Facebook ku Zotkaj ka goditur mjekun Hoxha dhe dy persona të tjerë.

Reagimi i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë

Këto ditë mediat vizive dhe ato të shtypit dhanë lajmin se në Poliçan të Beratit Kryetari i Bashkise ka qëlluar disa herë me grushte doktorin në ambientet e punës në Qendrën Shëndetësore.

Ky eshte nje rast i ri dhune si vazhdim i shume rasteve te tjera te kaluara ne heshtje pas asnje mase apo reagim nga organet pergjegjese te shtetit. Eshte nje rast i ri jo vetem nga renditja si i fundit i radhes por si lloj, sepse kesaj rradhe vjen nga njerez te veshur me pushtet. Kryebashkiaku i Poliçanti godet mjekun me bluze te bardhe ne krye te detyres. Kjo nuk ka nevoje per asnje koment pse dhe qysh.

Cdo lloj konflikti ka menyren e zgjidhjes pa dhunuar tjetrin, aq me teper mjekun. Nuk ke çfare pret me teper, mjeket paragjykohen, mjeket prangosen, mjeket dhunohen. Mjeket nuk kane statusin e tyre qe meritojne.
Urdhri i Mjekeve te Shqiperise ne emer te gjithe mjekeve te Shqiperise apelon per mbrojtjen e mjekeve per statusin e tyre.

Te nderuar pushtetare e zyrtare te larte,
I nderuar Z.President i Republikes se Shqiperise,
I nderuar Kryeminister,
I nderuar Minister i Drejtesise dhe Zoti Prokuror i Pergjitshem,

Nuk eshte hera e pare qe apelojme per mbrojtjen e mjekeve, per statusin e mjekut. Ktheni syte nga ky komunitet i shoqerise shqiptare, jo vetem per t’i denigruar por edhe per t’i konsideruar e vleresuar e mbrojtur nga persona qe guxojne dhe manifestojne se jane te pa ndeshkueshem.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise
 


Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)