POLIÇAN – Grabitet në Poliçan një farmaci në qendër të Poliçanit.
 
Persona të paidentifikuar kanë hapur derën kryesore prej duralumini të farmacisë dhe kanë grabitur një shumë parash prej 1.130.000 lekësh të reja, të cilat ndodheshin në kasafortë.
 
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendgjarje duke hetuar për identifikimin e autorëve të grabitjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)