Poliçan, Rama: Mbysni frikën
ndryshimi në dorën tuaj
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vazhdën e turit të takimeve është ndalur në qytetin e Poliçanit për të shpërndarë kartat e anëtarësisë për 200 anëtarë të rinj të Partisë Socialiste. Ai pohoi se jo të gjithë prindërit janë entuziast për hyrjen e fëmijëve të tyre në PS. Kjo jo sepse nuk kanë bindje të tilla, por nga frika e papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta e korrupsionit.
POLIÇAN - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vazhdën e turit të takimeve është ndalur në qytetin e Poliçanit për të shpërndarë kartat e anëtarësisë për 200 anëtarë të rinj të Partisë Socialiste. Ai pohoi se jo të gjithë prindërit janë entuziast për hyrjen e fëmijëve të tyre në PS. Kjo jo sepse nuk kanë bindje të tilla, por nga frika e papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta e korrupsionit.
“E vërteta është se në rast se të gjithë, posaçërisht gjenerata juaj, do ta dëgjonte zërin e kësaj frike, jo vetëm asgjë nuk do ndryshonte për mirë në familjet tuaja, por përkundrazi. Një ditë, që sot duket e largët, kur edhe ju të bëheshit prindër do të përballeshit me të njëjtën frikë. Do të përballeshit me të njëjtat vështirësi dhe do të përballeshit me të njëjtat pamundësi për ti plotësuar fëmijëve tuaj atë që sot prindërit tuaj nuk ua plotësojnë dot”, u shpreh Rama.
Rama përsëriti se varfëria dhe mungesa e kushteve po vërshtirëson jetën e prindërve dhe të fëmijëve shqiptarë.
“I kanë këmbët e lidhur nga kërkcënimi I papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta, I korrupsionit dhe I frikës që vjen bashkë me to. Ju jeni këtu për të luftuar edhe për prindërit tuaj. Ju jeni këtu për të luftuar që edhe prindërit tuaj të mund ta shohin një ditë të bardhë përpara sesa të bëhen gjyshër e gjyshe dhe edhe prindërit tuaj të mund të pretendojnë njësoj si ju, që nesër të marrin atë që meritojnë”, tha kryesocialisti.
Rama u shpreh se tregu i punës sot është i pandershëm, se për të gjetur një vend pune nuk mjafton të kesh aftësi dhe vullnet për të punuar por duhet të kesh lidhjet e duhura
“A mund të ndodh që në Shqipëri të ketë për ne mundësi për të konkurruar njësoj si gjithë të tjerët? Sigurisht që është e mundur. Por është e mundur vetëm në qoftë se ju nuk do ta braktisni fushën e betejës që keni zgjedhur duke hyrë në PS dhe do të bëheni partia socialiste aty ku jetoni, në qytet apo në fshat për të marrë me vete edhe të tjerë, që zëri juaj të bëhet një korr përditë e më i madh derisa politika të vihet në dispozicionin tuaj dhe të mos ta ketë të mundur ti shmanget asaj që që ky korr kërkon. Kjo është e vetmja mënyrë! E unë jam i sigurtë se në rast se ndodh kështu, atëherë pa asnjë dyshim Shqipëria që ju dëshironi jo vetëm është e mundur por është afër. Mos mendoni se atë e ka në dorë dikush tejtër. Atë e keni në dorë ju, atë e kemi në dorë ne, atë e ka në dorë Partia Socialiste”, përfundoi kryesocialisti.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote
26 Nëntor, 12:34
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!
26 Nëntor, 12:29
-
SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolet e 21 personave mes tyre gazetarëve Qyno e Hoxha
26 Nëntor, 12:17
-
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar 188 dronë: I rrëzuam pothuajse të gjithë
26 Nëntor, 12:13
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo ‘si vera’, shënon dy gola në Champions League me Al Nassr
26 Nëntor, 12:02
-
Vrasja e Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri i cili u akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë
26 Nëntor, 12:01
-
Autor i dytë në vrasjen e Martinit? Policia: Kamerat tregojnë se shoku i autorit mori një grusht dhe u largua
26 Nëntor, 11:54
-
VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai
26 Nëntor, 11:51
-
Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal
26 Nëntor, 11:46
-
Bullgur me mish, qepujka e spec nga zonja Albana
26 Nëntor, 11:46
-
Supë me brokoli dhe pana nga zonja Albana
26 Nëntor, 11:41
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin
26 Nëntor, 11:37