Abuzimet me pronat në Durrës/ Gjykata liron 'shefat', lihen në burg specialistët e sekretarët (VIDEO)

DURRËS- Pas një seance maratonë që ka nisur në orën 09:00-19:30, Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 10 nga 19 policët dhe zyrtarët e arrestuar për abuzimet me pronat

Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur që të lërë të lirë "shefat" dhe në burg ndihmës specialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues. Më konkretisht kanë lënë qelitë Sami Xhafa (shefi i stacionit policisë Manzë),  Nikollë Marku (OPGj Manzë), Besnik Domi, (shef rendi në Shijak), Astrit Nuri (specialist i armatimit në policinë e Durrësit), Julian Kacadej (Specialist në IMT), Marius Shahini (drejtori i IMT në Shijak), Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)

Ndërkohë, kanë mbetur në burg Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak, Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë), Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak), Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth), Adem Lika (ndërtues), Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës), Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës), Ermal Petova (OPGj Manzë), Gani Dama-polic patrulle (në kërkim). 

Seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së të arrestuarve është zhvilluar në pjesën më të madhe të saj pa praninë e kamerave, e megjithatë burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi i gjyqtarit ka hasur kundërshtinë e vetëm njërit prej të arrestuarve i cili mësohet të ketë thënë "kjo nuk është drejtësi".

Të gjithë të arrestuarit ishin të pranishëm në gjykatë, për policin Gani Dama masa u dha në mungesë, pasi është ende në kërkim, ndërsa Astrit Nure, specialist armatimi, që është pezulluar nga detyra dhe është lënë në detyrim paraqitje, përfaqësohet me avokatin. Një detaj interesant nga seanca është fakti që kafazi i qelqtë ishte shumë i vogël për të qëndruar të gjithë dhe një pjesë e të arrestuarve qëndruan jashtë tij.

Report Tv solli pamjet nga seanca që u zhvillua në Durrës.

SI funksiononte skema e mashkrimit?
Të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Por përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje. Sipas dosjes hetimore, policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro. (LEXO KËTU TË PLOTË).

Të pandehurit para gjykatës

Lihen të lirë
Sami Xhafa (shefi i stacionit policisë Manzë)
Nikollë Marku (OPGj Manzë)
Besnik Domi, (shef rendi në Shijak)
Astrit Nuri (specialist i armatimit në policinë e Durrësit)
Julian Kacadej (Specialist në IMT)
Marius Shahini (drejtori i IMT në Shijak)
Dritan Koçi (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Paulin Meta (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Gjon Zefi (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)
Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)

Mbeten në burg
Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak
Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë)
Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak)
Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth)
Adem Lika (ndërtues)
Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës)
Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës)
Ermal Petova (OPGj Manzë)
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Abuzimet me pronat në Durrës/ Gjykata liron 10 nga 18 zyrtarët e policët e arrestuar

Gjykata e Durrësit ka liruar 10 nga 18 policët dhe zyrtarët e arestuar për abuzimin me pronat.Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lënë të lirë nga Gjykata Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi, Qerim Doka.

Ora 16:39
Përfundon seanca për 18 policët dhe zyrtarët e arrestuar në Durrës, ja kur do jepet vendimi

Përfundon seanca gjyqësore për 18 policët dhe zyrtarët e arrestuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendimi do të jepet në orën 19:30.

Ora 12:51
Seanca për abuzuesit me ndërtimet në Durrës, polici përfundon në urgjencë (Pamjet)

E ndërsa po vijonte seanca për njohjen me masën e sigurisë, Agim Osmani-ndihmës specialist në policinë e Durrësit ka pasur probleme shëndetësore, aritmi, duke u dërguar me urgjencë në spital. Gazetari i Report TV në Durrës, Artur Korriku raporton se Osmani ndodhet në spital jashtë rrezikut, pasi ka marrë ndihmën e parë.  

1578830480_OSMANI.jpg

Me rreth te kuq Agim Osmani duke hyre ne ambulance
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elona: 13/01/2020 08:49

    Bravo gjykates se prokuroria eshte mesu duke arrestu kot fare. Nuk lane njeri pa arrestu kot. E tmerrshme si eshte katandis prokuroria ne ate vend.

    Përgjigju
  • : 13/01/2020 07:47

    Ma hoqi petllen drejtesia shqiptare, te arrestojn pa prova,

    Përgjigju
  • sapa: 13/01/2020 06:10

    Normale qe keshtu do ndodhe.Jane te tjeret qe do akuzohen pas tyre dhe perseri do dalin jashte.Eshte bere rutine kjo gje ne vendin e kusareve!

    Përgjigju
  • Populli: 12/01/2020 21:51

    A e ka kaluar vettingun ky gjyqtar?

    Përgjigju
  • Yes: 12/01/2020 21:29

    Mos u habitni me shtetin ton shefat ne shpi shoferat ne burg Se te je’ta jet Shqipnia jon nuk bahet

    Përgjigju
  • tak: 12/01/2020 20:50

    SPAK, KÇK, VETTING, KPA, KGB, KRK, HAHAHAHAHAHAHAHA, ik mer shtet plehre, atje vetem fukarai e peson, sic e ka pesuar per 500 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari