Policët 12 orë në punë çdo ditë deri më 15 shtator! Do të kompensohen me pagë çdo muaj

Policët 12 orë në punë çdo ditë deri më 15 shtator! Do të kompensohen me pagë çdo muaj

Për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik, prej 16 qershorit policët do të punojnë 4 orë shtesë çdo ditë gjatë gjithë verës deri më 15 shtator. Orët shtesë do të kompensohen me pagë dhe do të kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.

Ky është vendimi që është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Policët po vijojnë të punojnë me 4 orë shtesë në ditë nga  data 16 qershor.

V E N D I M
 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.101, DATË 15.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOHËN E PUNËS DHE TË PUSHIMIT NË POLICINË E SHTETIT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 76-108, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Në kreun I, të vendimit nr.101, datë 15.2.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për kohën e punës dhe pushimit në Policinë e Shtetit”, bëhen këto shtesa:
a) Pas pikës 12 shtohen pikat 12/1 e 12/2,  me këtë përmbajtje:
“12/1. Aktivizimi i punonjësve të policisë në punë/shërbim me zgjatje të kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe realizohet gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator.
12/2. Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.”.
b) Në pikën 13, pas fjalëve “… mbi kohën normale të punës …” shtohen  “… dhe zgjatjes së kohës normale të punës/shërbimit …”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për programin buxhetor “Policia e Shtetit”.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 


 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 10/07/2024 17:43

    Edhe 100 euro në ditë janë pak! Kush të dojë t'a provojë dhe nuk do t'i marrë. Kanë gjetur disa krahëthyer që nuk kanë ku shkojnë më dhe bëjnë sikur i paguajnë dhe ata bëjnë gjoja sikur punojnë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'