Policët Bashkiakë i bashkohen thirrjes për gjak, Veliaj: Bashkia e para në çdo iniciativë fisnike

Thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të dhuruar gjak iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës.

Disa dhjetëra efektivë vendosën të japin një kontribut për të gjithë ata persona që kanë nevojë për gjak. Nisma e tyre u përshëndet edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se Bashkia e Tiranës është gjithmonë e para në çdo iniciativë fisnike.

Jam shumë krenar për të gjithë kolegët e Policisë Bashkiake. Këta punonjës bëjnë një nga punët më të vështira, më delikate, që kërkon shumë nerva e durim. Për një institucion, i cili është kaq shumë në vëmendje të publikut, besoj se dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë është prova më e sinqertë e këtij angazhimi.

Erion Veliaj

Më tej Veliaj, kërkoi që shembulli i Bashkisë së Tiranës të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera në vend.

E shfrytëzoj këtë mundësi t’i bëj thirrje jo vetëm policëve bashkiakë dhe bashkive të tjera, por çdo institucioni jashtë Tiranës, që të trokasë në derën e Kryqit të Kuq. Ndaj, i bëj thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aleancës së shpallur nga Presidenti për dhurimin e gjakut, sepse është ndoshta mundësia më e mirë se si dhjetë minuta dhe disa mililitra gjak, mund të shpëtojnë jetën e një njeriu, që nesër mund të ndryshojë realitetin në këtë vend.

Erion Veliaj

Ndërsa kryeinspektori i Policisë Bashkiake së Tiranës, Ermal Kapllani, shprehu vullnetin e punonjësve të këtij institucioni për të dhuruar gjak dhe u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Jemi shumë të lumtur për kontributin që po japim në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Ermal Kapllani

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 24/07/2018 13:59

    Ermal shume mire per dhurimin por te lutemi bejeni vendim mbylleni Bulevardin e Ri per mjetet pas ores 23 se po na terrorizoni me piratet e rruges dhe zhurmat e tyre cdo nate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja