Punonjës të policisë shqiptare patrullojnë prej një muaji në Strugë të Mqedonisë, në kuadër të një bashkëpunimi mes dy vendeve.

Sipas policisë, kjo vjen në kuadër të zbatimit protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brenshme Shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Policia: Shkëmbim përvojash mes 2 policive
Ky bashkëpunim sipas tyre ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në të dy vendet, shkëmbimin e përvojave mes dy policive për përballimin e flukseve turistike, si dhe krijimin e një impakti pozitiv tek qytetarët

Sqarimi i plotë i policisë:
Në kuadrin e zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë përgjatë sezonit turistik, protokoll ky, i cili është firmosur më datë 5 shtator 2014, në Sarandë dhe në Strugë po kryejnë shërbim punonjës të dy policive përkatëse.

Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në të dy vendet, shkëmbimin e përvojave mes dy policive për përballimin e flukseve turistike, krijimin e një impakti pozitiv tek qytetarët respektivë, si dhe ardhjen në ndihmë të turistëve dhe pushuesve nga të dy vendet.
Zbatimi i këtij protokolli ka dhënë frytet e para ku qytetarët e të dy vendeve janë shprehur të kënaqur nga prezenca e Policisë së vendit të tyre duke u ndjerë më të sigurt. Kjo tregon se ky bashkëpunim duhet të shtrihet përgjatë gjithë vitit, kryesisht në zonat turistike.


Policët shqiptarë patrullojnë rrugët e Strugës
Punonjës të policisë shqiptare prej një muaji patrullojnë rrugët e Strugës në Maqedoni në kuadër të bashkëpunimit mes policive të të dy vendeve.

Po njësoj, në Sarandë janë policë nga Maqedonia të cilët kontrollojnë automjetet e këtij shteti.  

Redaksia Online
J.Sh/Shqipatarja.com