TIRANE- I keni parasysh policët me barkun e madh, me këmishën që ju del mbi pantallona, me shenjën e ndalimit në njërën dorë dhe farat e lulediellit në dorën tjetër, ndonjëherë edhe me ndonjë njollë yndyre mbi uniformë, apo me kapelen shtrëmbëruar mbi kokë si feste turku?
E pra duket se koha e këtij polici është drejt fundit.
Burime të afërta të stafit të Saimir Tahirit, Ministri i Brendshëm që pritet të dekretohet vetëm pak ditë më pas, saktësojnë se një nga vendimet e para që do të merren është futja në konkurs e rreth 15 mijë policëve shqiptarë.
Ky ishte dhe një premtim i fushatës nga Partia Socialiste, i cili duket se do të mbahet në mënyrë rigoroze. Synimi i parë i këtij konkursi është provimi i kapaciteteve të policisë shqiptare dhe largimi prej kësaj force i atyre uniformave të cilat nuk plotësojnë standartet për të qenë pjesë e saj.
Policët me shkollë, të stërvitur, të përkushtuar, është synimi i ministrit që do të zëvendësojë në detyrë Flamur Nokën. Nëse shumë prej uniformave blu nuk do të kenë përgatitjen e duhur, atëherë duket se sytë do të drejtohen nga akademia.
Por sigurisht që në filtër do të jetë edhe pamja fizike e policit. Konkursi 15 mijësh është një nga lëvizjet e para që do të ndërrmarrë menjëherë Ministria e Brendshme socialiste, ndërkohë që paralelisht do të vijojë edhe (siç është premtuar) puna për vendosjen e rendit, i cili javët e fundit egziston vetëm në letër, pasi krimi po godet përditë.
Duket se uniformat e kanë lëshuar fare punën, prej kreut e deri tek polici më i thjeshtë. Ndoshta konkursi që pritet të zhvillohet do të jetë edhe guri i parë i themelit për bërjen e një policie, e cila nuk do të ketë më lidhje me politikën, me emërimet, me kryeministrin, apo me ministrin e ri, por do të ketë “punë” vetëm me krimin dhe mbrojtjen e qytetarit. Mund të jetë hapi i parë për një polici serioze në shërbim të njerëzve.
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com