Por krimet e rënda kanë miratuar kërkesën e re të prokurorisë, atë të caktimit arrest me burg në mungesë. Kjo bën që Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tyre rëndon një masë arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Të 3 ish zyrtarët e Policisë Vlorë janë prej 7 ditësh në kërkim nga Policia Shqiptare, me urdhër të prokurorisë. Ata dyshohet se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat e Vlorë si dhe kanë ndihmuar grupin e Habilajve, për ta trafikuar sasitë e drogës drejt Italisë.
Ndaj Jaeld Celës, Gjergji Kohilës dhe Sokol Bodes rëndojnë një sërë akuzash, por më e rënda është ajo e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, e kryer në bashkëpunim.
dy.b/shqiptarja.com










