Policët në Morinë e kishin ‘parandjerë’ fundin, detaji nga përgjimet: Ruaji ato paratë se do na duhen për avokat! ‘Kam disa plumba, do më fusin në skaner?’

Policët në Morinë e kishin ‘parandjerë’ fundin, detaji nga përgjimet: Ruaji ato paratë se do na duhen për avokat! ‘Kam disa plumba, do më fusin në skaner?’

Një prej punonjësve të policisë që numëron lekët

31 ishin policët e arrestuar pak ditë më parë në Morinë, pasi kishin organizuar një aktivitet korrupsioni dhe që funksiononte prej kohësh. Këtë ka zbuluar SPAK për atë që ndodhte në Pikën Kufitare me Kosovën, ku janë arrestuar dhjetëra punonjës edhe nga pala kosovare.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, është zbuluar një detaj i veçantë në të gjithë morinë e përgjimeve që zbuluan plot 312 episode korrupsioni.

Në një nga përgjimet zbulohet se punonjësi i policisë Reni Dokolli ka dërguar me video pamje filmike ku në sediljen e parë të automjeti të tij shfaqen një shumë e madhe parash prerje 50-tëshe të cilat ia dërgon koleges se tij Diana Toçila e cila i kthen përgjigje:"....ruaji se na duhen për avokat....".

Gjithashtu në një bisedë tjetër ku dikush kërkon të kalojë disa plumba në kufi por e shqetëson mundësia e kontrollit me skaner.

Biseda e regjistruar

V. A: Kam nje pytje, ti qe je kufitar?

Reni: Po vlla me thuaj

V.A: Shif Jam tu shku Kumanove. Kam mar ca pluma, a kan skaner ne kabina ata ?... Apo veç po dyshun te nalin.

Reni: Tani me dyshu te fusin edhe ne skaner! Mesa di un kan skaner! Po vec po dyshuan

V. A: Dmth ne kabin nuk ka rezik

Arrestimi i 31 efektive të policisë dhe punonjësve të doganës së Morinës të premten e kaluar nuk ka ndikuar në zhvillimin normal të punës dhe lëvizjes së qytetarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri. Burime pranë doganës së Morinës bëjnë të ditur se ata janë zëvendësuar menjëherë pas përfundimit të operacionit të përbashkët të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë, katër ditë pas arrestimit të tyre në Morinë, situata është e qetë si një dite normale pune.

Burimet thane se puna për asnjë moment nuk është ndërprerë, pavarësisht arrestimeve. Aktualisht po punohet me 6 sportele dhe vijojnë kontrollet rutinë të mjeteve dhe qytetareve që hyjnë në territorin e Shqipërisë, ndërkohë që me rritjen e temperaturave pritet që gjatë fundjavës të ketë fluks të shtuar të lëvizjes së qytetarëve.

GJKKO, në një seancë rreth 5 orë, vendosi dje që të lë në fuqi masat e SPAK, ku 15 efektivë u lanë në ‘Arrest me burg”, 14 në “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Report Tv siguroi dje edhe emrat e 31 efektivëve.

Ata akuzohen nga SPAK se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave. Policët shqiptarë bashkëpunonin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 12/04/2022 12:12

    Krim i organizuar me i madh eshte teper shqetesues aq me teper kur ne te marin pjese dhe drejtues te cilet duhen denuar maksimalisht. Kjo qe ndodhi ne Morine nuk eshte e vetmja prandaj duhet shtrire investigimi ne te gjitha pikat sepse drejtusit qe ishin aty me pare kane qene dhe ne pika te tjera..... Them drejtuesit sepse te perfshihen kaq shum polic dhe drejtusi te mos di gje eshte e pa mundur vetem nqse ky drejtus te jete dru fare por per rastin konkret drejtusit jane teper te informuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës