Policët surprizë Saimir Tahirit
pas largimit nga posti i ministrit

Policët surprizë Saimir Tahirit<br />pas largimit nga posti i ministrit
TIRANE-Pak pasi ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri iu drejtua Policisë së Tiranës. Por suprizë!
 
Oficerët e Policisë së Tiranës ishin mbledhur në hyrje të godinës dhe e pritën me sirena alarmi e duartrokitje.

Saimir Tahiri u emocionua.

Ndërsa Ervin Hodaj, drejtori i Policisë së Tiranës po mbante një fjalë kortezhe, Tahiri e ndërpreu duke thënë; “Do kaloj ndonjëherë këtej, po me pranuat...(qesh)...Po ndejta këtu do emocionohem edhe më shumë, ju falënderoj pa masë”.

“Më të fortë do bëheni”, iu drejtua Tahiri punonjësve të Policisë së Tiranës, "Shqiponjaaaaat", thirri një cast dhe grupi i 'Shqiponjave iu përgjigj në kor me duartrokitje.

Ndërkohë që punonjësit kishin bërë një pankartë të madhe ku shkruhej “Faleminderit Saimir Tahiri”. Nuk mungoi as një dron i cili u ngrit mbi policinë e Tiranës me një pankartë ku shkruhej “Faleminderit”, në këtë takim të fundit nuk munguan as lotët e disa punonjësve të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Supriza e radhës plot emocione ishte nga Rrugorja. Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin”.

Më pas në bluzë firmosën, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe punonjës të tjerë.

Gjatë një bashkëbisedimi me Rrugoret e Tiranës, prej nga nisi reforma në 2013, Tahiri ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe rezultatet.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lë detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysmë në atë post. Ai e mori detyrën në vjeshtën e 2013, ndërsa tashmë i lë vendin Fatmir Xhafës.

[gallery]21432[/gallery]



  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari