TIRANE- Musa Skura, komisari i vrarë në Burrel gjatë një përleshje me disa trafikantë armësh, i ka pohuar një vartësit të tij, që nëse pyetej në prokurori, të pohonte se personi që kishte qëlluar mbi Ismet Kolën dhe Bashkim Dervishi, ishte shtetasi Hulk Dedja, djali i Halit Dedjas, si dhe dy vllezër të tjertër me mbierin Canameti.
Musa Skura, komisari që mbeti i vrarë në 100 vjetorin e Policisë së Shtetit, gjatë përplasjes me disa trafikantë armësh, ka qënë dëshmitar në një tentativë vrasjeje në Burrel, ku prokuroria akuzon si autor Hulk Dedjan, djalin e të fortit të Burrelit Halit Dedja, të vrarë tek uzina “Enver” disa vite më parë.
Në deponimet që ka dhënë Musa Skura në prokurori, tregohet momenti kur Skura ka takuar në spital njërin prej të plagosurve Ismet Kolën, pasi në atentat ka mbetur i plagusur rëndë dhe shtetasi Bashkim Dervishi. Skura ka marrë takim vetëm për vetëm me Ismetin. Kur ka dalë nga takimi, Musai i ka thënë Kujtim Cukës, vartësit të tij që të deklaronte në prokurori se Ismeti ka thënë se i kishte njohur autorët dhe se ata janë vëllezërit Canameti Ardit e Gentjan, djemtë e shtetasit Petrit Canametit dhe shtetasi Hulk Dedja. Këtë deklaratë Kujtim Cuka, e ka treguar në prokurori, gjë e cila solli dhe arrestimin e shtetasit 19-vjeçar Hulk Dedja, duke u akuzuar nga prokuroria për Veprën penale të Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Pavarësisht akuzave të ngritura dhe dëshmive të disa policëve dhe leximit të deklarimeve të komisarit të vrarë Musa Skura, që akuzonte Hulk Dedjan dhe du vllezërit Canameti, gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të pafajshëm 19-vjeçarin Dedja.
Polici:Ç’më tha Musai
Punonjësi i policisë, shtetasi Kujtim Cuka në seancë gjyqësore midis të tjerash ka deklaruar se ka qënë ai i pari i cili ka shkuar dhe ka marrë kontakt me shtetasin Ismet Kola në spitalin e qytetit. Në takimin e bërë me të, Kujtimi pretendon se Ismeti i ka thënë në vesh atij se nuk i ka njohur autorët e krimit. Më pas në spital ka ardhur shefi i krimeve shtetasi Musa Skura, aktualisht dhe fatkeqësisht i vdekur, i vrarë në krye të detyrës, i cili ka marrë takim vetëm për vetëm me Ismetin. Kur ka dalë nga takimi, Musai i ka thënë Kujtimit që të deklaronte se Ismeti i kishte pohuar se i kishte njohur autorët dhe se ata janë vëllezërit Ardit dhe Gentjan Canameti si dhe shtetasi Hulk Dedja prandaj, edhe ai ka bërë një deklarim të tillë. Të gjitha këto deklarime tregojnë edhe arsyen se përse shtetasi Ismet Kola nuk është koherent në qëndrimin e tij.
Dëshmitë e të plagosurve
Sipas gjykatës së Tiranës deklarimet e të plagosurit Ismet Kola janë kontradiktore. Menjëherë pas ngjarjes ai ka deklaruar ndër të tjera se :“… Nga dritarja e derës së pasme e cila përkon me atë që është pas shoferit, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtimin tim. Kanë qëlluar dy persona nga të cilët kam njohur djalin e shtetasit Halit Dedja dhe dy djemtë e shtetasit Petrit Canameti. Pasi janë larguar autorët jam nisur me makinë të dëmtuar drejt spitalit të qytetit. Pas përmirësimit të gjëndjes së tij shendetësore më 15 korrik 2011, shtetasi Ismet Kola ka deklaruar se në ngjarjen e datës 5 maj 2011 ku është qëlluar me armë zjarri, autor ka qënë i pandehuri Hulk Dedja.
Në makinë ka parë edhe dy persona të tjerë të cilët nuk kanë bërë veprime ndaj tij apo shtetasit Bashkim Dervishi.Ai shton se ”…kam parë vetëm një armë zjarri që ka bërë qitje por nuk mund të përcaktoj dot llojin e saj. Në seancë gjyqësore u lexuan deklarimet e këtij shtetasi pasi rezulton të jetë larguar jashtë shtetit”.Ndërkohë i plagosuri Bashkim ka deklaruar ndër të tjera se “...Kur jam plagosur kam kthyer kokën dhe kam parë llojin e makinës e cila ishte e tipit “Benz” me ngjyrë të bardhë me xhama me ngjyrë të zezë, xhami i pasagjerit në vendin mbrapa shoferit ka qënë pak i hapur. Nuk mbaj mend se nga kush pozicion i makinës vinin krismat dhe të shtënat, mbaj mend vetëm xhamin e parë të pasagjerit mbrapa shoferit që ishte pak i hapur por nuk jam shumë i sigurt pasi kam qënë edhe i plagosur. Nuk kam arritur të fiksoj numrin e personave që kanë qene brenda ne makine, shpejtesia e levizjes se mjetit nuk mbaj mend qe te kete ndryshuar. Plagosja ime ka qene rastesisht nuk di gje per shkaqet.Nuk e di se e kujt ishte makina”.
Atentati në 2011
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 5 maj 2011, rreth orës 15:00 në qytetin e Burrelit dhe pikerisht në Unazën e qytetit, në vendin e quajtur përballë ish-godinës së ShIK-ut, është qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve Ismet Kola e Bashkim Dervishi. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se, autor i kësaj vepre penale është i pandehuri Hulk Dedja. Ky përfundim i prokurorit bazohet kryesisht në deklarimet e dhëna nga i dëmtuari menjëherë pas ngjarjes dhe më vonë gjatë hetimit, në deklarimet e disa shtetasve të tjerë si shefi komisariatit Burrel Musa Skura dhe Pëllumb Kola, kushëriri i Ismet Kolës), të cilët e kanë mësuar ngjarjen nga i dëmtuari Ismet Kola dhe disa indicje e prova të tjera, të lidhura indirekt me ngjarjen.
Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com