Polici fut fshehurazi celular në
burgun e Fierit, arrestohet

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar sot se gjatë ditë së djeshme nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale; B.C, i datëlindjes 03.09.1957, lindur në Rruzhdije dhe banues në Verbas/Fier, me detyrë punonjës policie i rolit bazë, në rregjimin e brendshëm, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

Arrestimi i tij është bërë pasi  më datë 15.02.2017, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij punonjësi përpara marrjes së shërbimit, pasi kishte kaluar skanerin e kontrollit iu gjet 1-telefon celular i markës Leagoo, ngjyrë e bardhë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka konsumuar  elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ I dha të drejtë SPAK e GJKKO për masën 'arrest shtëpie', Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Merr urdhra nga Rama

Afera Partizani/ I dha të drejtë SPAK e GJKKO për masën 'arrest shtëpie', Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Merr urdhra nga Rama